Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Ministrja Fuqiplotë, Elvira Isufi dhe Oficerja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj, zhvilloi dje një takim pune në Parlamentin Grek, me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Greqi-Shqipëri, Vasileios Jojakas, me Zëvendës Kryetaren, Alexandra Kefala – deputetë të Demokracisë së Re, dhe anëtarin e këtij Grupi, Konstantinos Barkas – deputet i Syrizas.
Takimi u fokusua në trajtimin e çështjeve me interes në marrëdhëniet aktuale dypalëshe, bashkëpunimin ndërqeveritar dhe ndërparlamentar, si dhe projekte konkrete për të ardhmen që synojnë avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi.
Gjatë këtij takimi u diskutua, gjithashtu, mbi progresin e Shqipërisë në fushën e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi, si dhe problematikat aktuale që lidhen me regjimin e kalimit në pikat e përbashkëta kufitare dhe procedurat e bashkimit familjar për shtetasit shqiptarë. Deputetët grekë shprehën besimin se shumë shpejtë këto problematika do të zgjidhen.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.