Pyetja e artistes së huaj: Si të kontribuojnë në Atdhe fëmijët e emigrantëve

E martë, 7 Maj, 2024

Zabou, artistja franceze e cila jeton e vepron në Londër, ka ardhur për herë të parë në Kosovë. Është duke qëndruar në Ferizaj, si mysafire e “Mural Fest-it.”

Ajo njihet për portretet e saj realiste dhe aftësinë që përmes artit të shpërfaqë rrëfime. Një mural të tillë është duke ia dhuruar edhe Kosovës.

Orik Mripa, 14-vjecar, është personazhi i veprës së saj artistike.

Prindërit e tij si refugjatë kanë lënë Kosovën. Zabou, gjersa ka bashkëpunuar me nënën e Orikut, artisten Alketa Xhafa-Mripa e kishte mahnitur dashuria që personazhi i saj kishte për Kosovën. Përmes artit të saj, Orikun e ka kthyer në atdhe.

Mirëpo, si dhe në çfarë forme duhet që fëmijët e shqiptarëve refugjatë të kontribuojnë në vend, ajo thotë se mbetet një pyetje së cilës nuk mund t’i përgjigjet.

“Të dy prindërit e tij janë refugjatë nga lufta, që e kanë lënë Kosovën dhe kanë shkuar për të jetuar diku tjetër, kështu që kam dashur të ngre pyetjen se çfarë do të bëjnë për Kosovën këta të rinj të shqiptarëve që kanë lënë vendin si refugjatë, si do të jetë e ardhmja, e kam parë si një çështje interesante për ta diskutuar, por nuk kam një përgjigje. Thjesht po shfaq një imazh”, tha ajo.

Zabou ka treguar se Oriku është pjesë e klubit të futbollit “Eagles Unites”, që përbëhet nga shqiptarë të rinj që jetojnë në Londër. Ka theksuar se ai dëshiron të bëhet një futbollist i suksesshëm. Ëndërron të luajë për Kosovën.

Për këtë arsye ia ka veshur edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. Ndërkaq, oxhakun e ndërtesës e ka shndërruar në bastun druri.

“Imazhi është sikur ai po kthehet në shtëpi, sikur është duke bërë hiking, ka një shkop dhe një çantë e në dorën tjetër të tij mban DHE. Do ta ketë një copëz DHE, që tregon se është duke u kthyer në shtëpi, në vendlindje, por që mbetet për të parë së çfarë do të bëjë ai”.

Zabou, kur realizon murale, jo vetëm shfaq mjeshtërinë, por përmes tyre krijon edhe interaktivitet me hapësirën përreth. Kështu ka vepruar edhe me muralin në Ferizaj.

Më së miri dallohet nga oborri i shkollës së Mesme të Ulët “Jeronim de Rada”. Në fushën e futbollit të shkollës çdoherë mund të gjesh nxënës të cilët luajnë futboll, e kanë dashuri të madhe për të po aq sa Oriku.

Zabou, aventurën e saj artistike e kishte nisur në vitin 2012, kur u vendos në Londër për të studiuar. E mahnitur nga skena artistike dhe e frymëzuar nga po e njëjta, kishte marrë bojën në duar. Sipas saj, pasioni është ai që çdo rrugëtim e bën të bukur.

“Ndiqni artin tuaj, ëndrrat tuaja, pasionin tuaj, provoni çdo teknikë që dëshironi. Gjithçka është e mundur, asgjë nuk është e pamundur. Keni shumë shpresë dhe besim dhe mos bini pre e paragjykimeve. Bëni atë që doni dhe shikoni se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar artistja.

Edicioni i sivjetmë i “Mural Fest-it” do të mbahet prej 12 deri më 20 qershor. Menaxherja e projekteve në “Mural Fest”, Qendresa Behluli, ka treguar detaje.

“Po besoj që gjithçka do të shkojë mirë, pasi të gjithë artistët e kanë konfirmuar ardhjen e tyre dhe përgatitjet e tjera i kemi përfunduar me sukses. Në edicionin e gjashtë kemi me i pas 5 murale në Ferizaj, pra pesë artistë dhe dy artistë, pra dy murale në qytetin e Gjakovës”.

Murali që tashmë ka nisur, por edhe të tjerët që do të realizohen, përthekojnë temën e sivjetme të festivalit – “Shtëpia”./ Koha.net

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.