Konsullata e Barit bën të ditur se janë gati dokumentet biometrikë për aplikimet e bëra deri më 28 maj, përfshi dhe këtë datë.
Sipas njoftimit zyrtar tërheqja e tyre mund të bëhet në konsullatë nga e hëna në të premte në orarin 10.00-16.00 dhe për ata që dëshirojnë shërbimin me postë duhet të dërgojnë email në adresën zyrtare të Konsullatës.
NJOFTIMI I PLOTE
Njoftim mbi tërheqjen e dokumentave biometrikë!
Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti në Konsullatën në Bari, se janë gati të gjitha pasaportat dhe kartat e identitetit të atyre qytetarëve që kanë aplikuar deri në datën:
28 MAJ 2021 ( përfshirë edhe këtë datë)
Shpërndarja e Pasaportave dhe Kartave ID deri në datën 28 MAJ 2021, me postë:
Duke dërguar kuponin tuaj në një zarf të parapaguar, në postë, ku të jetë e plotësuar saktë adresa juaj, në adresën e Konsullatës: Via Pasqualle Villari 50, 70122 Bari.
Tërheqja e tyre në Konsullatë bëhet nga ora 10:00 -16:00, nga e hëna të premten.
KUJDES!!! Dokumentat biometrikë mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.