Ambasada shqiptare në Slloveni ka dorëzuar tekste shqip në shkollën fillore Toneta Cufarja në Jesenicë.
“Në vijim të angazhimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Slloveni, për pajisjen e shkollave sllovene me literaturë shqip, Ambasada i dorëzoi shkollës fillore OŠ Toneta Čufarja, Jesenice, tekste në gjuhën shqipe. 🇦🇱
Integrimi i fëmijëve shqiptarë në shoqërinë sllovene është një prioritet kyç, prandaj mbetemi të përkushtuar për vijimin e komunikimeve dhe shpërndarjen e materialeve të tjera studimore të gjuhës amë në shkollat sllovene”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.