“Shqipëria dhe Shqiptarët në Arkivin Osman të Stambollit”, flasin udhërrëfyesit

E martë, 7 Maj, 2024

“Shqipëria dhe Shqiptarët në Arkivin Osman të Stambollit: Udhërrëfyesit Në Gjuhën Shqipe” ishte tema e trajtuar sot në moderimin e autorit shqiptar i cili jeton ne SHBA, Gazmend Kapllani. Në këtë takim referuan historiani Ermal Nurja dhe donatori, i apasionuar pas historise Rudin Dakli.

Periudha e sundimit Osman mbetet periudha më shumë e dokumentuar për historinë e zhvillimeve historike të kombit shqiptar në republikat ballkanike (Shqipëri, Kosovë) dhe komunitetet shqiptare në Maqedoninë Veriore dhe Greqi. Në hallkën e zhvillimeve historike mbetet hallka më e pasur me dokumentacion që mund të zbardhet. Ajo mbulon një periudhë të gjatë pesë shekullore dhe lidhet drejtpërdrejtë me realitetin e sotëm të popullit shqiptar. Shteti shqiptar u krijua në vitin 1912 pikërisht pas tërheqjes së perandorisë osmane nga Ballkani.

Dokumentacioni në gjuhën osmane përmban të dhëna për të gjithë nënshtetasit Osman pa dallim etnie apo feje. Të dhëna të rëndësishme historike, socio-kulturore, fetare dhe ekonomike gjenden në materialin e arkivit Osman për shqiptarët (e të gjitha besimeve), ashtu edhe për komunitete që ekzistonin në Shqipërinë otomane, vecanërisht për komunitetin hebre që mbetej i mire dalluar në mesin e komuniteteve të tjera.

Në fjalën e tij historian Ermal Nurja tregon se të gjitha arkivat dhe dokumentat e perandorisë osmane gjenden në Arkivën qendrore të Stambollit, ndërsa dokumenta për periudhën pas perandorisë Osmane gjenden në Ankara. “Regjistri më i vjetër i regjistruar në arkivat e Stambollit daton në vitin 1431. Ky është regjistri më i vjetër që gjendet, i cili tashmë është i botuar edhe në gjuhën shqipe. Nga arkivat e Stambollit është bërë një punë e madhe për ruajtjen e dokumentcionit të asaj kohe. Dokumentat janë shumë të rëndësishme për të zbardhur historinë. Shkatërrimet e arkitekturës gjatë luftërave ballkanike dhe më pas bëjnë që dokumentet të mbeten dëshmitarët e vetëm të asaj që ishte një herë e një kohë Ballkani ottoman. Për shembull në një regjistër Osman të shekullit të 16 të Vlorës ka të dhëna për kishat ortodokse të qytetit, që nuk njihen në dokumente të tjera. Arkivi Osman në Stamboll ka 100 milion dokumente dhe 300 mijë regjistra me kufijë ekstrem 1431-1923. Periudha që na intereson është viti 1912 kur tashmë Ballkani del jashtë sundimit Osman, kufijtë e të cilit do të caktoheshin pas luftës së parë Botërore. Nga 100 milion dokumente vetëm 60 % e tyre tashmë janë përpunuar dhe i ofrohen për studim studiesve dhe të interesuarve të historisë. Njohja e osmanishtes është e rëndësishme pasi përvec katalogëve të arkivit që janë edhe ato të mbushura me osmanizma, studiuesi do të përballet me dokumentet origjinale në formë digjitale.”

Rudik Dakli një nga donatorët më të rëndësishëm në kontributin e arkivave në vendin tonë, ka kontribuar duke zhvilluar metologjinë e aksesit në arkiva: “Albanologjia është një pasion i imi. Në vitin 2016 menduam të bëjmë dicka për Elbasnin. Pas themelimit të arkivit digjital të Elbasanit, rash në kontakt me Ermalin dhe u munduam të krijonim një ide mbi lëvizjet e populisisë së Elbasanit dhe mbiemrat. Pasi përkthyem regjistrin e parë të periudhës 1896 për zonën e Elbasanit, Ermali hodhi idenë se do ishte me vlerë të merreshin me arkivat Osmane për Elbasanin. Duke ditur se një pjesë e mirë e dokumentacionit gjendet në këtë vend mu duk me shumë interes. Këto burime do na hapnin një hapsirë shumë të gjerë frymëzimi dhe informacioni. Kështu nisëm me përkthimin e indekseve për Elbasanin dhe puna eci mirë, ndaj menduam të kalojmë përkthimin për të gjithë qytetet. Projekti Katalogët e Shqipërisë në Arkivin Osman bazohet në përpunimin e të dhënave të katalogëve të ndyrshëm të Arkivit Osman duke u fokusuar në hapësirën administrative të kazave të dikurshme osmane që në përgjithësi nuk kanë ndryshuar gjatë gjithë sundimit Osman, kufijë Brenda të cilëve rregullohej edhe jeta e adminsitratës dhe popullsisë locale.

Një model i tillë nuk dimë të jetë realizuar për asnjë vend dhe shtet tjetër, po të përjashtojmë këtu Prishtinën në Kosovë që morën për shembull katalogun e Elbasanit.

Në fund fare të projektit historianët dhe të interesuarit pas historisë do të kenë mundësi të njohin përmes katalogëve dokumentet që kanë të bëjnë me trevat e tyre dhe të përzgjedhin ato që janë të interesuar. Nëse do të kërkohej një përkthim masiv i dokumenteve të katalogut cdokush do të frikësohej nga kjo ndërmarrje me kosto të madhe. Përmes katalogëve ne synojmë që të interesuarit të përzgjedhin dokumentet e interesuara t’i përkthejnë ato dhe në këtë mënyrë pas 10 viteve (maksimumi) në mnëyrë indirekte ne mund të kemi një korpus të madh të përkthyer me dokumente për historinë e Shqipërisë.

Numri i dokumenteve që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë (Republika e Shqipërisë, jo gjithë trevat shqiptare në Ballkan) në arkivin Osman është 500 mijë dokumente. Deri tani janë gati për botim Shkodra (4 volume), Tirana (1 volum), Vlora (1 volum) ndërkohë që janë botuar Elbasani (1 volum), Korca (1 volum).”

Historiani Ermal Nurja tregon se cfarë mund të gjejnë studiuesit që nuk i gjejnë në një vend tjetër: “Do ndaj me ju pjesë të historisë nga Vlora si një pikë kyçe lidhëse që ka qenë. Kam lexuar dokumenta që janë edhe të përthyera në gjuhën shqipe dhe I kam krahasuar me dokumentat osmane, për periudhë e sundimit Osman shumë dokumenta të dokumentuara nga Venecia kanë qenë më shumë raporte dhe jo gjithmonë të sakta, por në dokumentat osmane ka dokumenta jurid dhe ekonomik që nuk mund të tansformohen. Kjo tregon diferencën e arkivit Osman. Arkivat janë të shumtë ndaj na ndihojnë për të mbledhur sa më shumë informacion për çfarë ka ndodhur në atë kohë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.