Francë/ Armand Hasanpapaj: Ja përse do të gatuaj byrek shqiptar në mes të Lionit

E premte, 26 Prill, 2024

Armand Hasanpapaj u largua drejt Francës në moshën 16-vjeçare duke qenë një ndër valltarët më të mirë, pa e ditur se jeta e tij në Lion do të sillte një tjetër Armand, atë të një shefi kuzhine që e ka pasion të trashëguar nga nëna e tij.

Së fundmi, Armandi dhe nëna e tij kanë ndërmarrë një nismë për të ofruar gatime shqiptare në Ditën e Refugjatëve më 20 qershor në qytetin e Lionit.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” na rrëfen diçka më shumë për këtë nismë, historinë e tij të emigrimit, rrugën e vështirë po të suksesshme si shef kuzhine dhe planet për të ardhmen e tij.

Armand së fundmi keni ndërmarr një nismë bashkë me nënën tuaj duke ofruar gatime shqiptare në mbështetje të refugjatëve. Na rrëfeni pak më shumë për këtë nismë.

Në bashkëpunim me Forumin e Refugjatëve këtu në Lion në datën 20 është dita që dalin të gjithë për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe pasi bëhet ecja në të gjithë qytetin e Lionit ne vendosëm që të bëjmë në mes të sheshit, të prezantojmë ushqime shqiptare si byreku, tollumbat, me nënën time dhe është diçka shumë e bukur që tregon sa më shumë dhe vlerat ushqimore dhe mendimin mbi shqiptarët që të jetë diçka shumë pozitive.

Si për çdo shqiptar emigrimi nuk është i lehtë. Na tregoni pak për historinë tuaj të largimit drejt Francës. Sa e vështirë është përshtatja me një jetë e kulturë të re?

E vërtetë, largimi nga vendi jot në një vend tjetër nuk është aspak i lehtë. Unë kam ardhur në Francë në moshën 16 vjeç dhe sot jam 25. U bënë nëntë vite në Francë dhe e vërtetë në fillim ka qenë shumë e vështirë, integrimi me shkollën, integrimi me punën, sepse kam pasur mbështetje po dhe ka pas persona që nuk donin që një i huaj t’ia arrinte në shtetin e tyre. Sikur papritur, vetëm duke punuar e duke mos menduar që suksesi do vinte, erdhi diçka shumë normale me punë dhe sot jam shumë i kënaqur me punën dhe çfarë po bëjmë këtu në Lion.

Pasioni për kuzhinën, i trashëguar apo i kultivuar? Na flisni pak për fillimet tuaja në gatim?

Pasioni për kuzhinën ka ardhur këtu në Francë, se në Shqipëri vijoja shkollën normal dhe isha dhe valltar në vallet tradicionale. Pasi erdhëm në Francë doja të përshtatesha me diçka dhe faktikisht është dhe i trashëguar pasi nëna ime ka qenë pastiçiere në Shqipëri, ka pasur pastiçerinë e saj në Tiranë dhe unë vendosa që të trashëgoj pasionin e saj dhe të çojë sa më para ëndrrën e saj e të qënit kuzhinier. Sot kemi fatin që shpesh herë të gatuajmë së bashku dhe të ndajmë dhe mendimet rreth kuzhinës.

Na rrëfeni pak çfarë gatuajnë më shumë francezët? A ka ngjashmëri me gatimet shqiptare?

Njihet kuzhina franceze në mbarë botën, kanë gatime shumë të mira. Do të prekja për shembull foie gras ose djathrat, verën e kuqe shumë të mirë, por dhe mishin e lopës, peshku. Shumë gatime të veçanta. Nuk besoj se ka ngjashmëri me gatime shqiptaret, përveçse të dyja kanë shumë shije, kanë veçantitë e tyre dhe kanë atë meritat e kuzhinës së tyre. Ndryshojnë në prezantim, kuzhina franceze është më dizenjuar duke bërë kujdes në detaje.

Çfarë ju pëlqen të gatuani nga tradita shqiptare dhe a i bëni ato në Francë?

Një ndër gatimet e mia të preferuara është sigurisht byreku që nuk e kam mësuar ende tamam, por që e mësoj çdo ditë nga nëna ime dhe sa herë më vjen rasti që bëjmë një mbrëmje 100% me gatime shqiptare e realizojmë shumë specialitete të ndryshme dhe ua tregojmë francezëve. Mbeten të çuditur dhe janë shumë të kënaqur të njohin shumë vlera të tjera që dhe ne shqiptarët kemi një gastronomi të veçantë. Janë shumë të surprizuar. Shumë shpesh gatuaj shqip dhe jam shumë krenar.

Një sukses i juaj në këtë fushë është edhe pjesëmarrja në “Top Shef”. Si ishte kjo eksperiencë për ju dhe sa ka ndryshuar jetën tuaj?

Është një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ku ka shumë shefa të veçantë, që janë ndër më të njohurit në Francë. Dalja në televizion të surprizon se si njerëzit të duan e të vlerësojnë për arritjet e tua. Të hapen shumë dyer për punë e restorant. Diçka shumë e veçantë po gjithmonë duke ecur me këmbë në tokë. Ndodhi çfarë ndodhi shumë në rregull, por duke menduar për të ardhmen, gjithmonë duke punuar në maksimum dhe duke qenë vetvetja. Sepse kjo është më e rëndësishme. Ka qenë ndër eksperiencat më të bukura në jetën time deri më tani në kuzhinë.

Sipas jush, cilat janë cilësitë e të qënit një kuzhinier profesionist. A njihni shqiptarë të tillë?

Mendoj se cilësia kryesore e një kuzhinieri profesionist është të jetë i apasionuar. Të ketë pasion për çfarë bën dhe ta shohë punën e kuzhinës jo si punë, po si pasion. Ashtu e shoh dhe unë. Unë çdo ditë nuk e shoh sikur shkoj në punë, por shkoj për të bërë diçka që më pëlqen dhe për tu argëtuar. Nuk e shoh si lodhje por si argëtim dhe ndoshta dhe me kolegët themi qe çdo ditë shkojmë në një betejë që çdo ditë ta bëjmë sa më bukur gatimet e klientët të jenë sa më të kënaqur e në fund të ditës dhe ne të jemi të kënaqur. Gjithashtu mendoj se duhet të përdor çdo lloj ingredienti të freskët e të mos harrojë të hedhë dhe shumë dashuri pjatave që bën. Dashuria që ti jep për pjatat dhe pasioni është tepër i rëndësishëm. Shefa shqiptarë? Kam pasur një kolegun tim, i ndjerë tanimë, Përparim Babaliaj i cili përfundoi studimet e tij këtu në Lion dhe punonte si shef kuzhine në Kosovë. Ai ka qenë një shef shumë i talentuar. Fatkeqësisht nuk jeton më, por ishtë ndër shefat më të mirë shqiptarë. Të tjerë nuk njoh.

Planet për të ardhmen dhe a përfshihet Shqipëria në to?

Për momentin jam shef në një restorant këtu në Lion dhe po kënaqem për atë çfarë po bëj. Mendoj që dhe një vit të vazhdoj kështu, pastaj kam shumë mendime e shumë projekte për të hapur diçka. Por çdo gjë në kohën e duhur, nuk duhet të djegim asnjë etap, të mos eci më shpejt se koha dhe çdo gjë do të vijë. Për momentin nuk është Shqipëria në planet e mia, por normal që më pas mundet. Për momentin jam në projekte këtu në Francë, afër Lionit dhe kam një projekt tjetër në televizion në Francë./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.