Greqi/ Nxënësit shqiptar rikthehen në klasat e mësimit të gjuhës shqipe

E shtunë, 27 Prill, 2024

“Gjuha amtare është identiteti më i spikatur i një kombi dhe të mësuarit e gjuhës amtare nuk e shoh  vetëm si një proçes arsimimi, por edhe më shumë, si një vlerë e çmuar e kulturës dhe e traditës sonë kombëtare. Populli ynë thotë: “Gjuha ruhet aty ku shkruhet!”. Kështu shprehet Lefteri Metkaj, teksa e pyet për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Prej vitesh ajo është mësuese e gjuhës amtare në Greqi, ku prej pak ditësh nxënësit kanë mundur të rikthehen në klasa për të zhvilluar kurset e gjuhës shqipe. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” na tregon eksperiencën e mësimit në distancë për shkak të pandemisë, si dhe kënaqësinë e rikthimit të nxënësve në ambientet e shkollës.

Pas shumë muaj mësimi online të kursit  të gjuhës shqipe nxënësit u kthyen në shkollë. Si ishte per ta ky takim?

Megjithëse në kushte kufizuese nga pandemia në bashkëpunim me prindërit përshtatëm orarin, për të tri nivelet e nxënësve dhe nuk humbëm asnjë orë nga programi mësimor vjetor. Kështu për pesë muaj zhvilluam hap pas hapi  mësimin shqip në distancë. Nxënësit prisnin me gëzim çdo të diel orën se kur do të hapej ekrani të shiheshim online dhe pasi  përfundonim mesimin shpesh më pyesnin:

– Mësuese, ne, kur do të fillojmë mësimin në shkollë..?

Dhe ja, më në fund u realizua!

Takimi i të dielës ishte mjaft emocionues për çdo nxënës, prindër sigurisht edhe për mua.  Po prisja me mall nxënësit e me sytë të përqëndruar nga porta e shkollës. E para u duk Era ku e shoqeronte i ati, Ermiri. Mesueseee – thirri sa më pa, dhe rendi duke vrapuar drejt meje me krahët hapur për përqafim… Megjithëse banojnë në një zonë shumë larg nga shkolla, afërsisht 1 orë e 30 minuta, erdhën të parët.  Një nga një erdhën dhe të tjerët, oborri i shkollës  kishte gjallëri, u ndrinte gëzimi në fytyrë kur zilja shkollore i ftoi të hynin në klasë. Nxitonin në korridorin e gjatë nga deshira për t’u ulur sa më parë në bankat shkollore e për të qenë përsëri së bashku si dikur në vjeshtën që kaloi.

Prindërit tregonin se sa shumë e kishin pritur fëmijët këtë takim në shkollë. Kishin kaq dashuri për njëri-tjetrin, kaq mall që e shprehnin në biseda e përqafime.

Si do të vijojë proçesi mesimor?

Nxënësit janë të ndarë në tri nivele sipas moshës dhe  njohurive mësimore.

Niveli i parë është përfshirë mosha 7 -10 vjeç.

Niveli i dytë 11- 14 vjeç

Niveli i tretë 15 – 25 vjeç.

Çdo nivel  ka tekstin mësimor, Abetare dhe Gjuhë Shqipe, po ashtu dhe tekste jashtë shkollore  të cilët na e  bënë të larmishme çdo herë mësimin, për këtë dua të falenderoj shumë QBD-në (Qendra e Botimeve për Diasporën), ku në këtë kohë pandemie ishte argëtimi më i bukur në legjendat shqiptare e në të tjera aventura të pasura fëminore, nga librat jashtëshkollor.

Gjithmonë kam ndjekur një strategji mësimore duke patur parasysh kur themi mësojmë gjuhën shqipe, ose mësojmë gjuhën tonë amtare, pra e trajtoj mësimin shqip te nxënësit me një mënyrë sa më të natyrshme , si diçka që rrjedh nga mëma, pra gjuha amtare, gjuha e mëmës. Mendoj, çfarë  ndodh  në psikikën e këtyre fëmijeve,  kur përfshihen në mësimin e gjuhës shqipe.

Çfarë mënyre didaktike duhet të ndjek në programin mësimor që të bëj të mundur kuptimin dhe mësimin e gjuhës shqipe, ku t’i bëjë së pari që t’a duan gjuhën shqipe, ta lexojnë dhe ta shkruajnë me gëzim e  pa vështirësi gjuhën tonë.

Kam arritur të hartoj e të përgatit tema që nxënësit mos të stresohen nga vështirësitë dhe rutina, por të përputhen me gjetjen më të lehtë, ku të jenë me pak të ngarkuara teorikisht , të cilët vështirësohen të kuptojnë çfarë them, sepse fjalori i tyre është i varfër në gjuhën shqipe analitike e sintetike. Pra mësimi të jetë i pasur në ushtrimin praktik. Niveli i dytë dhe i tretë nuk paraqesin dhe shumë vështirësi .

Kurse nxënësit fillestar kanë vështirësi dhe duan  më shumë  vëmëndje nga unë në shkrimin dhe shqiptimin e shkronjave rrotulluese  p-q, b-d, c-ç, apo dhe në shkronja të veçanta që në gjuhën angleze dhe në të tjera shtete evropiane përfaqësojnë tjetër fonemë.

Për shembull në anglisht ata i lexojnë fonemat ndryshe, kjo shprehi duhet ndryshuar natyrshëm psh:

c-(k), k(q), l(ll), x(ks), th(t’h) etj..

Pra duhet t’i ndihmojmë fëmijët që të shqiptojnë drejt fonemën, tingullin e çdo shkronje,vetëm kështu duke i ushtruar me ushtrime leksikore dhe me ushtrime të ilustruara mund të kuptojnë e të mësojë më lehtë se ku duhet përdorur saktë shkronja e duhur kur lexojnë dhe shkruajnë  shqip.

Sa e vështirë është të manaxhosh proçesin mësimor online?

Nëse i vemë në balancë zhvillimin e mësimit në klasë me atë të zhvillimit online, peshorja do të anojë nga zhvillimi i mësimit në klasë.

Komunikimi në klasë, dhënia e udhëzimeve arrihet më mirë në klasë.

Mësimi online jashtë ambientit të klasës për nxënësin ka më pak vështirësi, e më shumë për mësuesin, për të realizuar atë që ka planifikuar nga fillimi e deri në fund të orës mësimore, që është dhe vlerësimi. Megjithatë dua të theksoj se jam shumë e kënaqur po ashtu si unë dhe prindërit për atë cfarë kanë përvetësuar nxënësit gjatë kësaj periudhe të mësimit në distancë.

E vërteta është se ambjenti familjar është më i predispozueshëm që të zhvendosë vëmëndjen e nxënësit gjatë zhvillimit të mësimit. Tjetër problem ishte dhe kontrolli i punës  me shkrim, i testimeve dhe diktimet. Kur je afër nxënësit, në klasë, mësuesi e kryen korrigjimin e detyrës në çast duke i bërë vërejte e duke ndërhyrë i tregon mbi fletore se ku është gabimi, dhe nxenesi e korrigjon në cast. Kurse korrigjimi  në distancë ka vështirësi për të kuptuar gabimin nxënësi.Kjo i merr shumë kohë mësuesit.

Por mësimi online pati disa anë pozitive, na solli më afër me të gjitha familjet, prindërit ndiqnin mësimin, disa prindër të rinj në moshë që kanë lindur në mërgim ndiqnin e mësonin shqip së bashku me fëmijet e tyre. Nxënësit nuk kishin vështirësi në përdorimin e internetit sepse dhe në shkollat përkatëse këtë formë mësimore zhvillojnë. Kjo lehtësonte punën tonë.

A kishte nxënës që hoqën dorë nga kursi i mësimit të gjuhës shqipe gjatë periudhës së pandemisë?

Kishte nxënës që u larguan për arsye se kishin probleme optike ku qëndrimi me orë të tëra në internet ku zhvillojnë mësimin e përditshëm, kurse të ndryshme, detyruan prindërit që të veçonin fëmijët për arsye shëndetësore. Disa u larguan por dhe të tjerë erdhën gjatë kësaj periudhe. Në shkollën e Rendit në këtë vit shkollor janë 38 nxënës.

Keni planifikuar ndonjë aktivitet në  muajin qershor në përfundimin e vitit shkollor?

Në planin e aktiviteteve vjetore  kemi për të realizuar Festën e Abetares dhe mbylljen e vitit shkollor. Mbarimi i librit të parë të gjuhës shqipe, Abetarja ku për ne shqiptarët është një festë tradicionale shkollore mbetet festa më e dashur për ne dhe komunitetin shqiptar në Athinë ku e festojmë së bashku.

Por  Shkolla e Rendit ka  dhe një tjetër sukses për të festuar me 6 Qershor ku do të zhvillohet ceremonia e dhenieve të çmimeve.

Në Konkursin e  Diasporës me krijime për fëmijë, “MERR NJE VARG DHE EJA” u vlerësuam me  tri çmime nderi:

  1. Me kupë u vlerësuam si shkolla me pjesëmarrjen me të madhe në konkurs.
  2. Nxënësja Era Nebiu u vleresua me çmim të parë për poezinë më të bukur, me titull, “Molla qan.”

Me çmim të tretë u vleresuan nxënësit Nefeli dhe Aristoteli me poezinë “Viti i Ri në pandemi.”

Çdo sukses nuk vjen rastësisht ,pra është puna, përpjekjet, bashkëpunimi me prindërit, serioziteti në kryerjen e mësimit shqip që të mos mbeten të  zhgënjyer nga mësuesja. Këta fëmijë janë frymëzimi im që më japin vitalitet e fuqi për të kryer këtë mision vullnetar në shërbim të Atdheut.

Uroj suksese nxënësve dhe kolegeve të mësimit shqip në Greqi dhe Diasporë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.