Kroaci/ Deniza Begolli, solistja e grupit “Seleksioni 039” krijuar në vitin 1982

E premte, 3 Maj, 2024

Deniza Begolli, është një këngëtare shqiptare, e cila jeton në Kroaci prej shumë vitesh. Ajo ka qenë e angazhuar edhe si soliste e grupit muzikor “Seleksioni 039” të krijuar në vitin 1982, me të cilët ka realizuar disa duete të suksesshme. Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Begolli tregon për aktivizimet artistike, arsyet e emigrimit në Kroaci dhe profesionin si mësuese e muzikës.

“Aktiviteti muzikor, është pjesë e jetës sime të përditshme, por kam edhe këtu një grup vokal të femrave, i cili quhet Romanca dhe ekziston prej 21 vitesh”, – shprehet ajo.

“Koha e atëhershme më mungon gjithmonë, kanë qenë kohë kur nuk ishim të ngarkuar dhe fokusoheshim vetëm tek krijimtaria dhe qëllimi kryesorë ishte të krijonim këngë të bukur dhe të ndiheshim mirë. Grupi ekzistonte shumë vite më parë se unë të paraqitesha në skenë. Unë jam shoqëruar shumë me pjesëtarët e grupit dhe i kam prezantuar këngët e mia. Të dy anëtarët e grupit më thanë që këngën do ta këndosh ti. Me grupin kemi kënduar dy këngë, ndërsa paralelisht kemi incizuar edhe këngët e mia solo. Ndaj shpesh njerëzit nuk e kuptonin nëse unë isha ose jo pjesë e grupit. Kemi qenë një grup me një hap shumë të avancuar për kohën, kemi pasur një stil shumë të veçantë për kohën”, tregon me nostalgji Deniza.

“Në Kroaci jam profesore muzikës, gjithashtu kam dhe një grup vokal me vajza, “Romanca” quhet. Aktiviteti i këndimit nuk më mungon, por më mungon mënyra se si e ushtroja më parë. Erdhëm në Kroaci për shkak të kushteve të Kosovës në ato kohë dhe menduam se do ishte shumë e vështirë. Ishte dëshirë të shkonim në Zvicër, por më pas rrethanat më të lehta na sollën në Kroaci”. Tashmë jam nënë e 3 fëmijëve dhe fëmijët e kanë pasion muzikën, duke qenë se ne të dy si prindër merremi me muzikë, por muzikën e kanë më shumë si hobi”, shprehet Begolli për “RTV Dukagjini”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.