Danimarkë/ Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani largohet nga Vejle

E shtunë, 4 Maj, 2024

Ylber Ramadani bëhet gati për hapin e radhës të karrierës së tij. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka vendosur të largohet nga Vejle në kampionatin danez dhe këtë ua ka bërë të ditur tifozëve të klubit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Një lamtumirë që vjen pas katër sezonesh në klubin danez, me dy të tilla në kategorinë e dytë e dy në elitë, ku skuadra arriti të bënte mjaft mirë sidomos në këtë sezon të fundit duke siguruar mbijetesën me lehtësi.

“Të dashur tifozë të VB, është koha që të largohem nga Vejle. Dua t’ju falënderoj të gjithë ju që keni qëndruar me mua për këto katër vite, në ditë të mira dhe të këqija, me ulje dhe ngritje. Për këtë arsye në qëndruam të fortë. Ju jeni bërë pjesë e familjes time dhe keni një vend special në zemrën time.

Jam shum krenar që kam luajtur te Vejle dhe që kemi shkruar historinë bashkë. Një falënderim i veçantë u shkon të gjithë lojtarëve që më kanë qëndruar në krah gjatë këtyre viteve, trajnerëve të mi, presidentëve, të gjithë stafit të VB, miqve të mi. Ju uroj shëndet dhe më të mirat në jetë, qofshi të bekuar. Shumë dashuri për të gjithë ju”, shkruante Ramadani në postimin e të lamtumirës nga klubi danez.

Tani mbetet të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit, i cili pritet t’i bashkohet një kampionati më të fortë se ai nordik, me oferta të ndryshme që i kanë ardhur edhe në vitet e kaluara, por ai preferoi të mos largohej nga Vejle.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.