Gjesti i veçantë i Ledian Memushajt, heq dorë nga rroga dhe zbret në Serinë C

E martë, 21 Maj, 2024

Edicioni 2020-2021 ka qenë për t’u harruar për Ledian Memushajn. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka kaluar një edicion shumë negativ, pasi dëmtimet kanë përkuar edhe me formën tejet të dobët të Peskarës që ëndërronte të ishte faktor për ngjitjen në Serinë A, por përfundoi duke rënë në Serinë C. Lojtari shqiptar luajti me pauza dhe ndonëse u kthye në fund, nuk arriti të ndihmonte ekipin që të mbijetonte e për fat të keq edhe u dëmtua përsëri në fund.

Por Memushaj është shumë i lidhur me Peskarën dhe me sa duket, është gati që pasi të rikuperojë dëmtimin që e detyroi që të operohej në fund të edicionit, të udhëtojë drejt Serisë C me këtë klub ku shpesh ka mbajtur shiritin e kapitenit, edhe në edicionin në Serinë A.

Klubi bëri të ditur sot se Memushaj ishte takuar me drejtuesit në zyrat e Peskarës dhe u kishte komunikuar vendimin e tij që të hiqte dorë nga rroga e muajit qershor, për të ndihmuar klubin në këtë moment të vështirë ekonomik, përtej rënies nga kategoria. “Klubi, ndërsa falënderon futbollistin për gjestin e tij në një moment sigurisht delikat për klubin, nxit lojtarin që të vazhdojë rrugëtimin e tij personal të rikuperimit, në mënyrë që të jetë i gatshëm për rifillimin e kampionatit”, shkruhej në komunikatën e klubit, që bënte të qartë vazhdimësinë e mesfushorit të përfaqësueses shqiptare në këtë klub në Serinë C./ VipSport

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.