Itali/ Redi Hasa: Një violinçel i vjedhur më çoi në pragun e Oscar

E martë, 30 Prill, 2024

Violinçeli i vjedhur, mund të jetë titulli i ndonjë romani apo filmi. Po në fakt historia e propozuar nga ai titull i ka të gjithë elementët për të qenë pjesë e ekranit të madh apo në faqet e një vepre letrare.

Kjo sepse tregon për një talent të madh dhe një aftësi po aq të madhe për tu përshtatur e integruar.

Redi Hasa, 43 vjeç nga Shqipëria dëshironte të rrëfente në atë muzikë me instrumentin e tij: një violinçel të vjedhur që i bën shoqëri prej 37 vitesh. Nuk bëhet fjalë për një vjedhje të vërtetë, por instrumentin e mësoi që në moshën 6-vjeçare kur nisi studimet në gjurmët e nënës së tij, një mësuese violiçneli në Tiranë. Që nga ajo ditë ky instrument u bë shoku i tij i ngushtë.

Flasim për vitet ’90 kur rrëzimi i Murit të Berlinit krijoi efektin domino duke shkaktuar rënien e të gjitha regjimeve komuniste, përfshi dhe Shqipërinë. Më pas lufta civile. “Ishte një periudhë stopimi, në orën gjashtë të mbrëmjes fillonte ora e ndalimit, shkollat ishin mbyllur. Një situatë tragjike si në të gjitha luftërat“, kujton me hidhërim Redi nga Leçe.

Ai tregon se vëllai i tij i madh i cili kishte ikur në Itali në 1992 i tha: “Vrapo, hajde këtu dhe shiko nëse mbaron studimet, Më duhej të largohesha dhe e vetmja gjë që mund të merrja me vete ishte violinçeli që më kishte huazuar shkolla“. Ai u largua me një vizë turistike dhe jo me anije si eksodi i atyre viteve dhe kjo i dha mundësinë të regjistrohej në një konkurs në Konservtorin “Tito Schipa” në Leçe, të cilën e fiton duke marrë dhe një bursë për të vijuar studimet.

Në atë moment duhej të ndryshoja vizën, kështu që u ktheva në Tiranë dhe pata rastin të ktheja violinçelin në shkollë. Por nuk mund të hiqja dorë. Ajo përfaqëson historinë time dhe para meje të atyre shumë studentëve të nënës sime. Kështu që e bleva, duke ofruar një tjetër, më të ri në shkollë“, thotë Redi.

Dhe ai violinçel është ende me Redin, e ekspozuar në shtëpinë e tij në Leçe, ku jetoi për 23 vjet dhe ku u ribashkua me familjen. “E mbaj ende me vete, herë pas here luaj në skenë dhe historia është rrëfyer në “Violinçelin e vjedhur”. “Disku tregon dritat dhe tingujt e vendit tim, peizazhet e tij, pemën e qershisë në shtëpinë time, malin ku shkonim me pushime. Është një ditar intim dhe i thellë, i krijuar për tu kthyer në mënyrë ideale në Atdheun tim dhe kujtimet e mia: rrugët e mia, miqtë e mi, ndeshjet e futbollit pa një top të vërtetë“.

Mjaft i rëndësishëm në ecurinë e tij artistike është takimi me pianistin Ludovico Einaudi. “Më ka bërë të kuptoj shumë më shumë fakti që kemi luajtur së bashku duke u vendosur në qendër reth 40 muzikantëve të Salentos, në respekt të traditës popullore“, thotë Redi duke shtuar se eksperimenti shkoi shumë mirë dhe Einaudi “më propozoi të hyjë në familjen e tij”.

Tashmë bashkëpunojnë prej 12 vitesh, duke realizuar disqe dhe kolona zanore për film për Oskar, si “Nomadland” dhe “The Father”.

– I zhgënjyer që nuk ishit në pesë kolonat zanore fituese në Oskar?

Jo. Për mua, Ludovico dhe Federico Mecozzi ishte tashmë jë fitore që merrnim pjesë në një përvojë të tillë, të mund të dëgjonim muzikën tonë duke parë sekuencat e filmit.

-Ju punoni shpesh me muzikantë të tjerë. Me përjashtim të Einaudi, cilët janë bashkëpunimet tuaja më domethënëse?

Sigurisht ajo me Robert Plant, për të cilën kam regjistruar katër këngë në albumin Carry Fire. Ishim të du në studiot e Real Vorldët Peter Gabriel në Bath. Plant më dëgjoi dhe më pëlqeu. Muzika e Led Zeppelin ishte një pikë referimi në Shqipëri pas rënies së regjimit. Ishte një ëndërr ta takoja dhe të luaja me të. Më pas bashkëpunimi me Mauro Pagai, Giovanni Sollima e Goran Bregovic.

-Si e përjetuat këtë periudhë të gjatë izolimi për shkak të pandemisë?

Më duhej ky moment pauzë. Sot ecet kaq shpejt. Ne duhet të rizbulojmë vlerën e gjërave të vogla që na bëjnë të ndjehemi mirë. Nuk kemi kohë për të ndaluar dhe shijuar emocionet. Ja, me “Violinçelin e vjedhur doja të ndalja kohën, të kthehesha në fëmijëri, në të kaluarën dhe të ecja para.

Të shkosh përpara për Redi Hasa do të thotë të nxjerrësh tre albume, të gjithë të lindur gjatë lockdovvn: Një projekt mbi Nirvana do të dalë në qershor, një album i ri solo në vjeshtë dhe një tjetër së bashku me fizarmonicistin nga Salento, Roço Nigro/ Marrë dhe përshtatur nga “Sicilia Post