“Gjurmë të Kulturës Europiane në Shqipëri”,eventi në kuadër të muajit të Europës

E diel, 28 Prill, 2024

Sot, në kuadër të Muajit të Europës, Muzeu Historik Kombëtar zhvilloi aktivitetin me temë “Gjurmë të Kulturës Europiane në Shqipëri”. Aktiviteti u organzua në formën e një tryeze të rrumbullakët diskutimi ku të pranishëm ishin: Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, Prof. Dr. Neritan Ceka, Dr. Ardian Muhaj, Prof. As. Dr Bernard Zotaj, Dr. Ahilino Palushi dhe Protopsalt Theodhor Peçi etj.

Në fjalën e tij Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se ideja evropiane e Ballkanit qëndron në thelb të artikulimit të gjithë ideve të mëvonshme të ndërtuara gjithandej nëpër kontinent. Gadishulli Ballkanik është në fakt djepi i idesë së qytetërimit evropian. I ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Lindje-Perëndim ai u bë shumë shpejt një nga kryeqendrat kryesore të shkëmbimit të këtyre kulturave duke reflektuar në këtë mënyrë jo vetëm diversitetin e tyre por dhe rrafshin gjeografik dhe politik ku ato u ngjizën për tu bërë një. Është interesant fakti se së bashku me fillimin e këtij qytetërimi të shkëlqyeshëm, të cilit vazhdimisht do ti referohen dhe në shekujt e mëvonshme mendjet më të ndritura të njerëzimit, lind dhe ideja e qytetërimit evropian dhe së bashku me të merr rrugë dhe ideja e një qytetërimi mbarë evropian. Shqipëria edhe pse ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomane duke pasur një histori shumë më komplekse se fqinjët e saj, pati një zgjim disi më të ngadaltë por dhe një kompleksitet lidhjesh me Evropën dhe idenë rreth saj.

Prof. Dr. Neritan Ceka u shpreh se përsa i përket temës së sotme ne jemi pikësëpari në garë më vetveten për të shkuar drejt një përsosmërie të ndikimit tonë kudo në botë. Orientimin e kemi pasur gjithmonë andej nga vjen drita pra nga Perëndimi ndaj dhe unë mendoj se Muzeu Historik Kombëtar ka nevojë për më shumë vlerësim dhe vëmendje si institucioni më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në vend ai duhet të kthehet në qendrën e Muzeologjisë Shqiptare. Pjesa e arkeologjisë në Shqipëri është kaq e pasur sa nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e Muzeve në botë.

Dr. Elio Hobdari ndër të tjera tha se: Historia e Shoqërisë Evropiane në Mesjetë nuk duhet injoruar pasi ne nuk kemi qenë provincë periferike e Perandorisë Bizantine sic ishim për Perandorinë Osmane. Tek ne ka ekzistuar një mbivendosje kulturash e hapur sa me lindjen dhe me perëndimin. Kemi një histori mesjetare që është një nga periudhat më me vlerë të vërtetë Europiane. Si arkitekt di të them që në këtë fushë kemi ndikime nga Kultura Europiane dhe jo vetëm nga ajo bizantine. Vlen të përmend këtu kishat e stilit gotik dhe ndikimin bizantin në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Dr. Ahilino Palushi, e vuri theksin tek Periudha Pasbizantine. Periudha Pasbizantine këtu tek ne mbyllet me pikturat e motrave Zengo. Në botë piktura bizantine njihet si piktura paramoderne dhe mendoj se është një term i goditur pasi piktura pasbizantine si kudo në rajon edhe këtu tek ne në shumllojshmërinë e afreskeve ka treguar vlerat më të mira të saj dhe na bën të përfaqësohemi denjësisht në botë përfundoi ai.

Prof. Theodhor Peçi solli figurën e Joan Kukuzelit si një përfaqësues i denjë dhe shumë i vlerësuar i artit muzikor bizantin në botë. Arti bizantin mesjetar është shumë i zhvilluar dhe ka doreshkrime që datojnë mbi shtatëmijë vjet përpara. Joan Kukuzeli lindi në Durrës edhe pse në Shqipëri nuk studiohet qa sa duhet dhe nuk i është dhënë shpesh herë rëndësia e duhur për të është shkruar shumë më tepër se për çdo kompozitor kishtar. Veprat e tij, në dorëshkrime, janë thesare të shek. XIV. Ai me të drejtë mund të quhet Mjeshtër i artit psaltik. Kukuzelin e studion e gjithë bota dhe ne duhet të ndjehemi krenar për këtë figurë të kombit tonë që njihet si i dyti në botë në fushën e artit bizantin. Ne ndjehemi të privilegjuar që kori i kishës ortodokse në Tiranë mban pikërisht emrin e tij përfundoi ai.

Dr. Ardian Muhaj theksoi se Europa është me të vërtetë një histori suksesi por ne Shqiptarët nuk kemi pse të kemi një lloj kompleksi kur flasim për Europën pasi ne jemi pjesë e Europës kjo vihet re në gjithë ndikimin që kemi nga Adratiku apo bregu dalmat. Ndërsa Prof. As. Dr Bernard Zotaj në fjalën e tij e vuri theksin tek Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare rolin i rinisë dhe bashkimin e fuqive të mëdha si ato angleze dhe amerikane duke mos lënë pa përmendur edhe përfaqësimin e forcave tona të armatosura në NATO.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 