Pandemia/ Spanja zgjat kufizimet e udhëtimeve deri më 31 maj

E shtunë, 4 Maj, 2024

Spanja ka zgjatur masat kufizuese deri më 31 maj për udhëtimet jo të rëndësishm nga vendet jashtë Bashkimit Europian dhe zona Shengen.

Kjo masë kufizuese skadonte me 30 prill, por qeveria vendosi ta zgjaste atë për shkak të situatës aktuale të koronavirusit.

Sipas këtij vendimi, udhëtarët nga vendet jashtë Zonës Shengen dhe ata nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të lejohen të bëjnë udhëtime për qëllime të panevojshme në Spanjë qoftë përmes linjave ajrore, udhëtime tokësore apo lundrime.

Sidoqoftë, qytetarët që vijnë nga vendet në të cilat aktualisht nivelet e infektimit janë të ulëta, të tilla si Zelanda e Re, Australia, Singapori, Ruanda, Kina, Tajlanda dhe rajonet e Hong Kongut dhe Makaos, do të lejohen të hyjnë në Spanjë, pavarësisht nga kufizimet e vendosura.

Në fillim, lista e Spanjës për vendet e prekura COVID-19 u hartua më 30 qershor të vitit të kaluar, dhe që atëherë, ajo është përditësuar disa herë. Më 28 janar, Japonia u përjashtua nga lista për shkak të situatës.

Autoritetet në Spanjë njoftuan më parë se ata do të jenë të gatshëm t’i hapen turizmit ndërkombëtar në qershor, duke theksuar se janë të përgatitur të mirëpresin udhëtarët nga SHBA dhe Britania në mënyrë që të ringjallin sektorin e turizmit deri në verë. Njoftimi u konfirmua nga Ministri i Turizmit i Spanjës Fernando Valdes Verelst në një konferencë të mbajtur në Meksikë.

Në këtë drejtim, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, më 17 maj, do të njoftojë se cilat zona në Spanjë do të vendosen në listën “e gjelbër” të vendit, e cila përfshin vendet me shkallë të ulët të infeksionit të pandemisë.

Vendimi i fundit i qeverisë së Spanjës nuk do të përfshijë Gjibraltarin, pasi autoritetet lokale kanë njoftuar se ata kanë vaksinuar pothuajse të gjithë popullsinë e tyre kundër koronavirusit. Kufizimet në udhëtimet e panevojshme nga Gjibraltari në Spanjë u shfuqizuan më 30 Mars.

Për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, autoritetet në Spanjë vendosën një kufizim dhjetë-ditor të karantinës për të gjithë personat që mbërrinin nga India, pasi ky i fundit kohët e fundit është prekur ndjeshëm nga virusi.

Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se po shqyrtonte heqjen e kufizimeve të hyrjes në udhëtimet e panevojshme nga vendet evropiane. Njëkohësisht, autoritetet në Spanjë raportuan se po kërkojnë të zgjasin kufizimet ekzistuese për hyrjen në Spanjë nga territoret që preken shumë nga virusi.

Spanja është vendi i nëntë më i prekur në të gjithë botën nga virusi, me një total prej 3,540,430 rastesh të regjistruara që nga fillimi i pandemisë dhe 78.293 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  