“Komuniteti shqiptar në Itali”:Një derë e hapur për 29 mijë shqiptarë në Breshia

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ahmet Bendo prej më shumë se dy dekadash jeton në Itali. Bendo është drejtues i shoqatës “Komuniteti shqiptar në Itali”, një shoqatë e cila ndër vite ka dhënë kontributin e saj në fusha të ndryshme për bashkatdhetarët. Shoqata e shqiptarëve në Breshia është e krijuar në vitin 2004 dhe Bendo prej 17 vitesh është president i saj. Ahmet Bendo tregon për “Diaspora Shqiptare” se në Breshia jetojnë rreth 29 mijë shqiptarë, një komunitet i madh, i cili ka gjetur gjithmonë një derë të hapur pranë shoqatës që ai vet drejton prej vitesh.

Ju jeni kryetar i një shoqate në Brescia Itali, na tregoni disa detaje rreth shoqatës, kur është krijuar, nismëtarët?

Kam nderin të jem president i votuar për të 17-tin vit i shoqatës “Associazione Comunità Albanese in Italia” (Komuniteti shqiptar në Itali). Shoqata jonë është krijuar më 28 Nëntor të vitit 2004. Ideator dhe nxitës për krijimin e shoqatës ka qenë miku im Fatjon Softa. Nismëtarë të parë ishim disa familje shqiptare me banim në Breshia dhe provinca. Ku mund të përmend zv. Presidentin Kastandin Lloj, Ermira Xhaxhollari, Stiliano Xhaferraj, Silvana Malaj, Mark Kola, Agim Hila, Pellumb Dervishi, Antoneta Bendo.

Komiteti drejtues i shoqatës

Sa anëtarë ka shoqata juaj?

Shoqata drejtohet nga një komitet drejtues i përbërë nga 21 persona nga të cilët 7 persona përbëjnë sekretariatin e shoqatës dhe 14 të tjerë janë anëtarë të komitetit drejtues. Të gjithë 21 personat janë votuar nga asambleja e anëtarëve të shoqatës. Shoqata përbëhet nga 380 anëtarë efektiv duke futur brenda edhe 21 anëtarët promotor të saj.

Fëmijët e shkollës shqipe Mësonjëtoria Breshia

Cilat kanë qenë aktivitetet e organizuara ndër vite nga kjo shoqatë?

Aktivitetet janë të shumtë dhe njëkohësisht të ndryshme. Marrim aspektin e kulturës, pasi shoqata jonë është një shoqatë kulture dhe patriotike. Kemi festuar festat kombëtare të pavarësisë 28-Nëntorin, gjithashtu atë të Çlirimit 29-Nëntorin. Kemi demostruar çdo vit në festat e popujve traditat më të mira të kuzhinës shqiptare, kulturën e kërcimit të valleve tona popullore ku njëkohësisht djemtë dhe vajzat tona kanë prezantuar kostumet e bukura popullore, në shumë raste jemi përgëzuar si nga drejtuesit e bashkisë së qytetit, por mbi të gjitha nga presidentët e shoqatave të tjera italiane dhe të huaja etj.. Me realizimin e objektivës së hapjes së shkollës shqipe “Mësonjëtoria Breshia – Itali në datën 5 tetor 2019, zhvillojmë mësimin nxënësve të shkrimit e leximit, por edhe artet e bukura, ku kemi zhvilluar të gjitha festat që festohen në Shqipëri.

Takim interkulturor

Komuniteti shqiptar në Breshia dhe provinca përbëhet nga më shumë se 29 mijë persona, përfshirë edhe 7 mijë shqiptarë të Kosovës.

Gjithashtu kemi dhënë asistencë komunitetit shqiptarë përsa i përket atyre problemeve të dokumentacioneve që kanë të bëjnë me komunën, duke i zgjidhur pa pagesë. Kemi dhënë asistencë ushqimore për disa familje në nevojë, shqiptare dhe jo vetëm. Bashkë me Bashkinë e Breshias kemi ndihmuar mbi 10 familje për shlyqerjen e qirave të papaguara.

Me kryesorja kemi ndihmuar shtetasit shqiptarë që kanë ardhur për probleme të rënda shëndetësore, mesatarisht dy persona në vit.

Sa të vështira kanë qenë këto dy vite me masat anti-covid për të arritur objektivat që ju kishit si shoqatë dhe organizimet e planifikuara?

Sigurisht me rënien e pandemisë vështirësitë janë të mëdha për të gjithë, ashtu edhe për ne, por jemi përpjekur shumë dhe objektivat në 80% i kemi realizuar.

Ju vetë prej sa vitesh jetoni në Itali dhe me çfarë jeni tjetër i angazhuar përveç shoqatës?

Unë jetoj në Itali me familjen time që nga 3 gushti i vitit 1997, pra rreth 24 vjet. Vazhdoj të punoj në profesionin e operatorit të sigurisë së qytetit të Breshias.

Çfarë ju mungon më shumë nga vendlindja juaj, Vlora?

Vlora e bukura Vlore, më linde, por nuk më rrite. Vlora është qyteti im i lindjes, por në moshën dy vjeç babai (oficer ushtrie) me familjen e tij transferohet në Tiranë, ku dhe unë kalova fëmijërinë dhe rininë time.

E mendoni kthimin për të jetuar në vendlindje?

Kësaj pyetje është e vështirë t’i përgjigjet çdo person që jeton jashtë vendlindjes. Unë jam edhe një qytetar i nderuar italian. Mendoj se unë me bashkeshorten time mbas daljes në pension gjashtë muaj (verës) t’i kalojmë në Shqipëri  dhe gjashtë muaj në Itali. Ndërsa djemte kanë ardhur shumë të vegjël këtu, nuk besoj se kthehen për arsyet e tyre personale./Diasporashqiptare.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  