Zgjedhjet/ Shqipëria përfundon procesin e votimit

E diel, 19 Maj, 2024

Procesi i votimit në Shqipëri ka përfunduar zyrtarisht në orën 19.00, ku tashmë vullneti i popullit është hedhur në kutitë e votimit.

Pas verifikimeve dhe plotësimit të materialeve nga ana e komisionerëve të qendrave të votimit do të nisë dhe procesi i numërimit.

Procesi i votimit nisi në orën 7:00 të mëngjesit në 5199 qendra votimi në mbarë vendin.

Gjatë ditës u shënuan një sërë problemesh dhe incidentesh në qendra zgjedhore, ku në 100 qendra votimi aparati i identifikimit elektronik nuk funksionoi.

Një proces votimi në përputhje me Kodin Zgjedhor tha kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në përfundim të orarit zyrtar të këtij procesi.

Ai tha se problematikat ishin të karakterit teknik. Teksa tha se procesi i numërimit për subjektet politike do të përfundojë brenda 48 orëve.

“KQZ ka marr të gjitha masat që ky proces të përfundojë brenda 48 orëve për partitë politike dhe koalicionet dhe më pas me procesin e nxjerrjes së rezultatit për kandidatët. Siç e kam bërë me dijë i gjithë procesi i nxjerrjes së rezultatit do të jetë i vëzhguar, monitoruar nga KQZ me një sërë vëzhguesish. Të gjitha regjistrimet që lidhen me këtë proces do u jepen të gjitha subjekteve pasi të dalë rezultati për partitë politike dhe koalicionet”, tha Celibashi.

Lidhur me projektin e identifikimit elektronik të zgjedhësve ai tha se pavarësisht problematikave teknike mund të konsiderohet i suksesshëm.

Sakaq, përfaqësitë diplomatike në Tiranë kanë qenë në terren për të vëzhguar nga afër procesin në përfundim të të cilit thanë se tashmë është shumë e rëndësishme të vijohet me qetësi me procesin e numërimit derisa të japë KQZ rezultatin përfundimtar.

“Autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit. Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt.”, tha nga Elbasani ambadorja Yuri Kim.

“Ishte një ditë e gjatë që nisi në Tiranë dhe mbyllet sërish në Tiranë. Ne kemi qenë në Tiranë, Peqin, Elbasan, Kavaja dhe Durrës. Përveç disa problemeve që janë hasur me aparatet e identifikimit elektronike ajo që kemi parë është që administrata zgjedhore ka punuar pa probleme. Po të gjithë informacionit që kemi mbledhur do ia kalojmë misioni të OSBE që nesër rreth drekës do të bëjë vlerësimin paraprak të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Mbyllja e qendrave të votimit dhe dërgimi i materialeve zgjedhore etj., është vetëm fillimi i fundit. Ajo që do të bëjmë ne është që do të lejojmë komisionet e qendrave te votimit të kryejnë të gjitha procedurat e tyre por do të vijojmë më pas sot me vëzhgimin e numërimit deri kur ne shpresojmë të kemi një rezultat”, tha ai.