Zgjedhjet në Shqipëri, nis procesi i numërimit të votave

E diel, 19 Maj, 2024

Pusteci është bashkia e parë në Shqipëri që ka nisur procesin e numërimit të votave, pasi janë transportuar në KZAZ të gjitha kutitë e votimit.

Shtetasit shqiptarë me të drejtë vote këtë të dielë iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare.

Mësohet se në Pustec numërohen votat e 7 qendrave të votimit nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

Sipas kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi numërimi i votave për partitë mund të mbyllet brenda 48 orëve, ndërsa ai për kandidatët do të kërkojë më shumë kohë.

Sakaq, në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm në të 5199 qendrat e votimit procesi nisi thuajse normalisht, ndërsa janë vënë re problematika që kryesisht lidhen me identifikimin biometrik, procesin që aplikohet për herë të parë në këto zgjedhje. Përmes aparaturave të posaçme, verifikohet karta e identitetit, ndërkohë që votuesi identifikohet edhe përmes shenjave të gishtërinjve. Një proces i cili shmang votimet e dyfishta apo që i njëjti person të mund të votojë më shumë se nje herë me karta të ndryshme identiteti, qoftë dhe të falsifikuara.
Për herë të parë në këto zgjedhje u zbatua dhe një projekt pilot në një nga zonat e kryeqytetit, për votimin dhe numërimin elektronik. Shqiptarët votojnë me një sistem proporcional me lista pjesërisht të hapura. Zgjedhësit përveç forcës politike, mund të zgjedhin dhe kandidatin e tyre të preferuar.
Sipas parashikimeve ligjore, fillimisht do të numërohen votat për partitë apo koalicionet, dhe më pas fletët do të rinumërohen për të përcaktuar shpërndarjen e votave për kandidatët.

Në këto zgjedhje janë regjistruar garojnë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur. Procesi i votimit po ndiqet nga afër, prej 42 vëzhguesve afatgjatë të ODIHR-it, ndërsa 215 të tjerë, pjestarë të Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe asaj të Këshillit të Europës, dhe stafe të një numri të madh ambasadash janë shpërndarë në të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 