339 vite më parë lindi Gjergj Guxeta, intelektuali shqiptar i shek. XVIII

E shtunë, 18 Maj, 2024

Ishte viti 1734 kur në Palermo, për nevojat shpirtërore të arbëreshëve që ishin vendosur në jug të Italisë prej thuajse dy shekujsh, një prift arbëresh do të çelte të parin seminar për formimin e meshtarëve dhe ipeshkvinjëve me origjinë të njëjtë si ai. Ky institucion do të njihej si Seminari Arbëresh (e më pas shqiptar) i Palermos.

Qe këmbëngulja e At Gjergj Guxetës ajo që nxiti ndërtimin e këtij seminari. Ai është ndoshta njeriu më i rëndësishëm i kulturës arbëreshe, pasi falë tij dhe teksteve që mbanin atë si autor, vetëdija kombëtare e asaj kolonie u rrit dhe u ruajt në mënyrë kaq të jashtëzakonshme.

Gjergj Guxeta lindi 339 vjet më parë, pikërisht me 23 prill të vitit 1632.

Guxeta njihet si më i madhi intelektual shqiptar në shek. XVIII, Apostulli i Arbëreshëve të Sicilisë, i cili mbrojti ritin bizantin. Emri i tij është i lidhur edhe me zbulimin e parë të tekstit më të vjetër në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, të cilin e gjeti rastësisht në Romë në vitin 1740.

Emri i Atë Guxetës lidhet fillimisht me “Mesharin” e Buzukut, pasi i pari që informohet për ekzistencën e tij qe vetë Guxeta nga Imzot Gjon Nikollë Kazazi i cili në vizitën e tij në Romë gjeti librin, kopjoi një pjesë dhe i’a dërgoi Guxetës për ta studiuar.

Atë Gjergj Guxeta është njeriu kryesor që duhet falenderuar sot nga çdo shqiptar që në zonat e Italisë së Jugut si Hora e Arbëreshëve, e të tjera gjen një shtëpi të dytë falë mikpritjes dhe një familje të madhe, pasi banorët e atjeshëm, çdo shqiptar e quajnë vëlla.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  