Arlind Milori: Potenciali për turizëm elitar më riktheu në Shqipëri

E premte, 26 Prill, 2024

Arlind Milorin tanimë e gjejmë në Tiranë, të kthyer pas disa vitesh jashtë vendit në Katar dhe në Greqi. Një njeri që ka se për çfarë të flasë, plot pozitivitet dhe me objektiva të qartë.

Teksa bisedojmë për jetën e tij jashtë vendit, pasionin për punën e dhe arritjet, në çdo fjalë që rrëfen gjen një guxim e vendosmëri që prevalon mbi stepjen e frikën. Guximi është vetëbesim dhe nuk mund ta mësosh nga askush ka thënë matadori i famshëm El Cordobes. Arlindi ishte mjaft i ri kur nisi punën në Qatar Airways dhe vetëm pesë muaj si i punësuar si terapist SPA me këtë guxim i dërgon z. Akbar Al Baker, GCEO e Qatar Airways, një projekt për SPA në aeroplane që kryenin fluturime të gjata. Askush nuk ia mësoi këtë iniciativë përveçse energjitë e tij, pasioni për punën dhe dëshira për të ecur para me një pozitivitet që edhe qëndrimin në tehun e fatit, nëse do pushohej nga puna apo do ecte para e shihte me sportivitet.

Arlindi u prit dhe u vlerësua nga një nga njerëzit më të rëndësishëm të botës si Al Baker, dhe në vetëm pesë muaj punë paraqiti një projekt ambicioz. Pikërisht me këtë guxim ai vijoi ambicien e vet në Greqi dhe tashmë është në Tiranë për të sjellë eksperiencën e tij jashtë vendit dhe kontributin e tij si një profesionist i menaxhimit të SPA-ve.

INTERVISTA

-Arlind ju keni një karrierë të pasur jashtë vendit si menaxher SPA. Na rrëfeni pak për rrugëtimin tuaj?

I rritur në një familje doktori dhe topografeje dhe i influencuar nga prindërit e mi, vendosa të ndjekë degën e fizioterapisë në Tiranë.
Gjatë studimeve u angazhova në disa projekte si “Evitimi i dhimbjes se shpines” tek personeli i Vodafone dhe pjesëmarrësit e “Rally Albania”.
Mbasi u diplomova, ndoqa karrierën si fizioterapist në klinikë private dhe mu dha mundësia të propozoja dhe shndërroja ambientin në një SPA të mirëfilltë dhe mbas realizimit të merrja përsipër menaxhimin e qendrës SPA tek një nga hotelet e njohura të Tiranës. Mbas përkushtimit profesional dhe një punë të lodhshme, arrita brenda një viti të tërheq klientë të huaj dhe të rrisë prestigjin e qendrës.
Më vonë fillova sipërmarrjen e një qendre SPA dhe fizioterapie, duke menaxhuar dhe ofruar shërbime rehabilitimi fizik si dhe trajtime relaksi.
Pas disa vitesh, mu ofrua një pozicion si menaxher SPA në Greqi nga një resort ndërkombëtar spanjoll i njohur. Ky pozicion u krye me sukses duke më dhënë mundësi të zhvillohem profesionalisht dhe të njihesha me shërbimet cilësore e vendeve europiane, gjë e cila më vonë më bëri të mundur të gjendem prapë në Shqipëri si mësues tek një shkolle profesionale Greke.
Ndërkohë fitova eksperiencën e administrimit spitalor tek dy spitale private të njohura në Tiranë.
Duke pasur gjithmonë dëshirë për zhvillim profesional, vëzhgimi im u drejtua në Lindjen e Mesme, ku dhe kisha fatin të punësohesha në Qatar Airways si SPA terapist fillimisht dhe më vonë si Përgjegjës i Qendrës SPA brenda zonës tranzit të Hamad International Airport në Katar.

-E keni ushtruar këtë profesion në vende të ndryshme, Shqipëri, Greqi dhe Katar. Sa të ndryshëm janë këto vende në kulturë dhe qasje? Si jeni përshtatur në shoqëri të ndryshme?

Personalisht mendoj se kushdo ka dëshirë të zgjerojë horizontin profesional dhe personal, nuk ka mënyrë më aktuale sesa udhëtimet dhe njohjet e kulturave të ndryshme. Ndjehem i lumtur që kam qenë pjesë e kompanive me status ndërkombëtar dhe jam zhvilluar profesionalisht dhe më tej që më është dhënë mundësia të njohë dhe bashkëpunoj me kolegë dhe klientë të nacionaliteteve të ndryshme.

-Ky është një sektor i prekur më shumë nga pandemia. A mendoni se do kthehemi shpejt normalitetit me nisjen e procesit të vaksinimit?

Viti që kaloi ishte një vit i vështirë për të gjithë sektorët, përfshirë dhe hotelerinë. Jam pozitiv dhe mendoj që kjo situatë sëshpejti do zgjidhet dhe do t’i rikthehemi normalitetit mbas vaksinimit të popullsisë.
Mometalisht sektori jonë është funksional, me personel të reduktuar, duke ruajtur dhe minimalizuar në maksimum shpërndarjen e virusit.

-Arlind, pas një eksperiencë jashtë vendit në fushën e menaxhimit të SPA-ve në Katar dhe në Greqi jeni rikthyer në Shqipëri për të investuar këtë eksperiencë tuajën këtu. Çfarë potenciali ka Shqipëria në këtë fushë për tu kthyer në nje destinacion elitar?

Mbas eksperiencave dhe njohurive të shumta që akumulova nga shtete të zhvilluara në këtë fushë dhe duke vëzhguar se Shqipëria po tërheq vëmendjen e turizmit elitar, por akoma ka mungesa të theksuara në trajnimin dhe certifikimin e personelit përkatës, vendosa të rikthehem dhe të implementoj shërbimet dhe protokollet cilësore në shërbim të turizmit.
Një gabim konkret që është i dukshëm kudo në Shqipëri nga sipërmarrësit në këtë sektor, është investimi kolosal në infrastukturë dhe mungesa e investimit të stafit të kualifikuar, si pasojë e kësaj është që standardet e shërbimeve në mbarë hotelerinë shqiptare të mos i përputhen kërkesave të klientëve elitarë.

Cilat janë planet tuaja profesionale për të ardhmen?

Objektivat e mia janë së pari zhvillimi dhe trajnimi i personelit të qendrave SPA të hoteleve me 5 yje. Së dyti, investimi i ndërtimit të brandit tim personal për sa i përket menaxhimin dhe administrimin e Qendrave SPA në bashkëpunim me një brand luksoz ndërkombëtar, i cili mungon në treg. Synimi im është të bëhem një menaxher hoteli me 5 yje dhe resorteve në të ardhmen dhe pse është e vështirë, por nuk ka asgjë që nuk arrihet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 