Gjermani/ Shqipërim Kraki patenton produktin e tij origjinal “Lift bar”

E mërkurë, 12 Maj, 2021

Shqiprim Kraki, i cili jeton dhe punon në Gjermani. Ai në një intervistë tregon për aktivitetin e tij dhe produktin e fundit Flying Mode. Shqiprim Kraki jeton prej 12 vitesh në Gjermani dhe prej 10 vitesh punon në teknologjinë inovative të interierave të avionave.

Shqipërim Kraki tashmë ka patentuar dhe regjistruar në Gjermani produktin e tij origjinal, të punuar me dorë, Torlley-t për shërbimin e pijeve në avion të cilat i ka emëruar ‘Lift Bar’ ndërkaq kompaninë e tij e ka emëruar ‘Flying Mode’. Tashmë janë lansuar tre lloje të Lift Barëve; Lift Bar Café, Lift Bar Cooling dhe Lift Bar Whiskey.

Teksa flet se si ka lindur ideja e një produkti të tillë, Kraki pohon se puna e gjatë në botën e aviacionit kishte krijuar tek ai përshtypjen se gjërat mund të ndryshohen deri në perfeksion.

“Projekti me të cilin unë po merrem shërben për të lehtësuar procedurën e servirsjes së pijeve në avion. Një mënyrë elegante dhe inovative. Ideja ka tri vite që ka nisur dhe nuk ka qenë e lehtë. Janë tri produkte, njëri nga produktet është për servirjen e kafesë. Produkti është në shitje në Gjermani dhe në Evropë, edhe në Kosovë, mund të blihet në faqen zyrtare për të parë detaje rreth produktit.

Jam shumë i lumtur që tashmë kemi të drejtat tona eksluzive për këtë produkt. Po mundohem të krijoj kontrata me kompani ajrore. Deri tani kemi pasur kërkesa dhe shumë komapni kanë treguar interes për produktet inovative që kemi krijuar. Ky produkt inovativ është shumë praktik dhe elegant në të njëjtën kohë për servirjen e pijeve të ndryshme”, shprehet Kraki në emisionin “Ora 7” në KlanKosova.

“Inovacioni dhe idetë e reja më kanë tërhequr gjithmonë. Duke punuar me vite në dhe për botën e aviacionit, gjithnjë e kisha përshtypjen se gjërat mund të perfeksionohen dhe t’u ndërrohet përdorimi apo destinimi. Sot në çdo vend privat apo profesional ka nevojë për hapësira relaksuese. Në shtëpi apo punë kemi shërbyes që janë kryesisht automatik, të palëvizshëm dhe jo multifunksional. Për anën elegante as që bëhet fjalë – zor të ketë stil një frigorifer gjigant apo një distributor kafesh. Duke i pas këto elemente parasysh, jam bindur që edhe pijet e freskëta por edhe kafet e ndryshme mund të shërbehen në mënyrë elegante, praktike dhe pa zënë shumë vend”, shprehet ai.

Kraki rrëfen se produktet e tij, por dhe kompaninë i ka emëruar si kujtesë për botën e fluturimit, prej nga vjen ai dhe baza mbi të cilën ndërtohet produkti. Kraki ‘Lift Bar’ e quan një shërbyes elegant dhe preciz.

“Emri i kompanisë e rikujton botën e fluturimit, nga vij unë dhe nga vjen baza e produktit. Dhe duke qenë se produktet tona do përdoren në tokë, atëherë zgjodhëm ta quajmë Flying Mode, në kuptimin, në formë apo mënyrë fluturimi. Do të thotë shërbehet gati si në fluturim, me shërbyesin me rrota. Emri i produkteve LiftBar është boshti i idesë inovative sepse i gjithë koncepti sillet rreth liftit mekanik që i nxjerr pijet jashtë në mënyrë elegante dhe precizion milimetrik. Shërbyesit tanë janë pra si mini bar me lift – Lift Bar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  