210 vjet nga lindja e Hoxhë Tahsinit, themelues i Universitetit të Stambollit

E enjte, 2 Maj, 2024

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë astronom, matematikan e filozof shqiptar. Ka qenë rektori i parë i Universitetit të Stambollit dhe njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Tahsini mbahet si njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e 19.

Ai ka lindur më 7 prill 1811 në Ninat, sanxhaku i Janinës që sot është Konispoli i Sarandës.

Më 1870 u emërua rektori i parë i të porsathemeluarit Universitet të Stambollit ku dha leksione fizike, astronomie dhe psikologjie. Qeveria e emëroi aty duke besuar se Tahsini do të barazpeshonte metodat dhe idetë e Evropës Perëndimore me botëkuptimin islam.

Tahsini shkruajti të parin traktat psikologjie në osmanisht të titulluar Psikologjia ose Shkenca e Shpirtit, një vepër e frymëzuar nga modernizmi dhe i pari libër që përmbante fjalën psikologji. Shkruaji gjithashtu të parin libër për astronominë moderne, duke qenë edhe libri i parë i shkencës popullore në osmanisht. Tjetër vepër e Tahsinit në gjuhën osmane është përkthimi i librit Loi Naturelle (shq. Ligji Natyror) i François de Chassebœuf. Së bashku me Sami Frashërin, ai hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Sipas Tahsinit, alfabeti ishte hartuar me qëllimin që secila gërmë të shkruhej me sa më pak lëvizje të dorës.

Ka lënë disa përkthime të veprave shkencore për fizikën dhe shkencat filozofike, dhe disa poezi, “por askush nuk është kujdesuar për mbledhjen dhe botimin e tyre” shkruan Samiu.

Përveç themelimit dhe emërimit në krye të Universitetit të Stambollit, themeloi edhe “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion që u përdor edhe si “Dâr-ul Funùn” (politeknik). Tahsini punoi për alfabetin shqip duke pasë shpikur një alfabet të vetin, dhe punoi në Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 