SHBA/ Informacionet zyrtare mbi vaksinën edhe në gjuhën shqipe

E martë, 12 Nëntor, 2024

Në New York të SHBA-së që nga fillimi i pandemisë informacionet zyrtare mbi COVID-19 kanë qenë të mundura edhe në gjuhën shqipe. Në 20 gjuhët e huaja të përdorura mes tyre ka qenë edhe informacioni në gjuhën shqipe, nisur nga fakti se në New York jetojnë shumë shqiptarë.

Ky është një nga rastet e veçanta në SHBA, ku një shtet zyrtarisht me informacione në online rrjetet sociale u drejtohet, Shqiptarve si komunitet ne gjuhën shqipe, me publikimin professional të çdo informacioni edhe në versionin shqip, I cili mund të gjendet në ubsajtin e qeverisë së New York State : https://coronavirus.health.ny.gov/home.

New Yorku, i cili është shteti që ka edhe numërin më të madh të Shqiptarëve, në Amerikë (përafërsisht – jo zyrtarisht, por në baza deklarimesh mendohet se janë afro 100 mijë shqiptar), i quajtur ndryshe si “kryeqyteti i Shqiptarve, tashmë u flet shqip – shqiptarëve, me informacione zyrtare, të përkthyera edhe në gjuhën Shqipe.

Këtu keni një vështrim të shkurtër në përditësimin më të fundit , ku bëhet fjalë për vaksinën kundër COVID – 19,  Pfizer, Moderna dhe J&J :

Çfarë ju duhet të dini:

Vaksinat kundër COVID-19: Çfarë duhet të dinë të moshuarit në Nju Jork

Personat e moshës 60 vjeç e lart kualifikohen për të marrë vaksinat e COVID-19. Janë tre vaksina në dispozicion: Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson/Janssen.

Pse është e rëndësishme që të moshuarit të vaksinohen kundër COVID-19?

Ndonëse kushdo mund të sëmuret me COVID-19, rreziku që sëmundja të rëndohet rritet me moshën. Sëmundja e rëndë me COVID-19 mund të bëjë që të shtroheni në spital, të kaloni në terapi intensive, të përdorni oksigjen, ose edhe të vdisni. Disa probleme mjekësore ekzistuese, si p.sh. kanceri, sëmundja kronike e veshkave, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, rrisin gjithashtu rrezikun që COVID-19 të kthehet në gjendje të rëndë.

A janë të sigurta vaksinat kundër COVID-19 dhe a funksionojnë?

Po. Shkencëtarët kanë mbledhur njohuri në dekada të tëra kërkimesh për vaksina të tjera kur zhvillonin vaksinat kundër COVID-19. Vaksinat kanë kaluar në shumë studime klinike që kanë përfshirë dhjetëra mijëra persona të moshës, racave dhe etnive të ndryshme. Nuk mund të infektoheni me COVID-19 nga vaksinat.

Në studimet klinike, të tre vaksinat u konstatuan se janë shumë të sigurta dhe efektive në mbrojtjen e personave nga sëmundja e rëndë me COVID-19, shtrimi në spital dhe vdekja.

A ka efekte anësore nga vaksinat kundër COVID-19?

Shumica e personave raportojnë efekte anësore të lehta deri në mesatare, duke përfshirë dhimbje të krahut, dhimbje koke, dhimbje trupi, lodhje dhe temperaturë. Zakonisht, efektet anësore largohen pas dy deri në tre ditësh dhe janë më pak të zakonshme tek të moshuarit. Telefonojini ofruesit të kujdesit shëndetësor nëse keni efekte anësore që ju shqetësojnë ose që nuk largohen pas disa ditësh, ose nëse pas 24 orësh vendi i vaksinës skuqet ose dhemb.

A kam nevojë ta bëj vaksinën kundër COVID-19 nëse kam bërë vaksinë kundër gripit?

Po. Vaksina kundër gripit nuk ju mbron nga COVID-19. Meqenëse të moshuarit kanë rrezik më të lartë komplikacionesh nga gripi dhe COVID-19, ata duhet t’i bëjnë të dyja vaksinat. Vaksinën kundër COVID-19 dhe atë kundër gripit duhet t’i bëni 14 ditë larg njëra-tjetrës.

A kam siguri të dal nga shtëpia për t’u vaksinuar?

Qendrat e vaksinimit po ndërmarrin masa parandaluese shtesë për të mbrojtur pacientët dhe personelin, si p.sh. caktimin e takimeve për të reduktuar numrin e personave në ato qendra. Të gjithë personat në qendrat e vaksinimit duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës maskë në fytyrë.

Si të shkoj tek takimi për vaksinim?

Për personat 65 vjeç e lart që kanë nevojë për transport, disponohet transport falas për të shkuar dhe për t’u kthyer nga qendrat e vaksinimit. Informacioni rreth organizimit të transportimit do t’ju jepet kur të lini takimin. Nëse përdorni transport publik, gjeni rrugën më

të drejtpërdrejtë dhe me më pak njerëz për të udhëtuar. Sido që të udhëtoni, mbani një distancë prej 6 këmbësh nga personat e tjerë, mbani maskë në fytyrë, përdorni shpesh dezinfektuesin e duarve dhe mos prekni fytyrën.

Sa kushton vaksinimi?

Vaksinimi ofrohet pa asnjë pagesë. Nëse keni sigurime, ata mund të faturohen, por ju nuk do të faturoheni për tarifën e përbashkët ose për ndonjë tarifë tjetër.

Ku mund ta bëj vaksinën?

Nëse jetoni në shtëpi kujdesi ose në ambiente të tjera ku jetohet në grup, mund ta bëni vaksinën atje. Në të kundërt, mund të lini një takim për vaksinim duke:

  • Vizituar faqen nyc.gov/vaccinefinder për të gjetur një qendër vaksinimi
  • Telefonuar numrin 877-829-4692 për të lënë një takim në një qendër që menaxhohet nga NYC
  • Kontaktuar ofruesin e kujdesit shëndetësor ose farmacinë për të pyetur nëse ofrojnë vaksinim

A duhet të jap provë kualifikimi për t’u vaksinuar?

Po. Duhet të plotësoni formularin e vaksinës kundër COVID-19 që jepet nga shteti i Nju Jorkut (NYS) në faqen vaccineform.health.ny.gov përpara se të vaksinoheni. Duhet të merrni me vete një mjet verifikimi të moshës (si p.sh. pasaportë ose certifikatë lindjeje) dhe mjet verifikimi që jeni banues në Nju Jork (faturë shërbimesh, letra të tjera ose deklaratë qiraje ose kësti shtëpie). Patenta e drejtimit e NYS ose IDNYC mund të përdoret për të dyja. Për një listë të plotë të vërtetimeve të pranueshme, vizitoni faqen nyc.gov/covidvaccine.

A mund të vaksinohet edhe kujdestari ose ndihmësi në shtëpi kundër COVID-19?

Po. Kujdestarët dhe ndihmësit në shtëpi dhe ndihmësit e kujdesit personal janë caktuar gjithashtu si prioritet për t’u vaksinuar. Ata duhet të lënë një takim dhe të sjellin një mjet verifikimi që jetojnë ose që janë të punësuar në Nju Jork.

A mund ta ndaloj distancimin fizik dhe mbajtjen e maskës në fytyrë pasi të vaksinohem?

Jo. Ndërkohë që e dimë se vaksinat janë shumë efektive në mbrojtjen e personave nga sëmundja e rëndë me COVID-19, na duhet ende të mësojmë më shumë rreth mënyrës se si i mbrojnë vaksinat personat e tjerë rreth jush, të cilët nuk janë vaksinuar. Të gjithë duhet të vazhdojnë të ndjekin masat kryesore parandaluese: qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë, qëndroni 6 këmbë larg nga personat e tjerë, mbani maskë për fytyrën dhe mbajini duart të pastra.