Nismës së shoqatës shqiptare “Albanians Fighting Cancer” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar shëndetësinë në Shqipëri në përballimin e situatës COVID i është bashkuar edhe organizta MedShare. MedShare, e cila kujdeset për shëndetin e personave në nevojë, ka dhuruar disa pajisje që mund të lehtësojnë punën e bluzave të bardha.
“Albanians Fighting Cancer” organizatë shqiptare në Boston, SHBA vitin e shkuar u ka ardhur në ndihmë pacientëve me sëmundje tumoriale të një spitali në Plymouth. Falë një donacioni të siguruar u bë i mundur dhurimi i disa pajisjeve mbrojtëse personale të tilla si, veshje mbrojtëse, helmeta, syze, rroba ose pajisje të tjera të krijuara për të mbrojtur trupin e pacientit nga infeksione të ndryshme.
“Albanians Fighting Cancer” USA është një organizatë e përbërë nga vullnetarë dhe mjekë shqiptaro-amerikanë, e cila ka në fokus ndërgjegjësimin në komunitetin shqiptar në SHBA dhe më gjerë për parandalimin dhe trajtimin e tumoreve dhe gjithashtu ndërtimin e një rrjeti mbështetjeje për familjet të cilat përballen me betejën kundër kancerit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.