Ujkani rrëfehet për prestigjiozen “Marca”: T’i tregojmë botës traditat tona

E diel, 5 Maj, 2024

Kosova luan nesër një takim historik teksa përballet në transfertë me Spanjën. Dardanët kanë tashmë edhe të gjithë vëmendjen nga mediat prestigjioze spanjolle, e një prej tyre, Marca, ka zhvilluar një intervistë të gjatë me portierin Samir Ujkani. Gardiani ka theksuar se objektivi i Kosovës është t’i tregojë botës se cilët janë njërëzit dhe traditat e saj, ndërkohë që ka shpjeguar edhe të gjithë pjesën e luftës ku ai ka humbur familjarë.

Pas çdo lojtari të Kosovës ka një histori tronditëse, cila është e juaja?

Kam lindur në Kosovë, që i përkiste Jugosllavisë. Në vitin 1994 ikëm për shkak të luftës dhe arritëm në Belgjikë. Atje u rrita dhe kisha mundësinë për të zgjedhur nëse do të luaja me Belgjikën apo me Shqipërinë. Zgjodha Shqipërinë sepse familja ime është shqiptaro-kosovare dhe në atë kohë, Kosova nuk njihej. Luajta 20 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, por për mua të luaja me përfaqësuesen e vendit tim ishte një ëndërr. Prandaj, kur u njoh Kosova ndërmorra të gjitha hapat për të ndryshuar kombëtare. Isha i pari që e bëra edhe pse luanim vetëm miqësore.

Kishte edhe arsye të tjera josportive për këtë zgjedhje?

Po, sepse kam humbur familjarë në luftë. Kisha parë të humbisnin shumë gjëra dhe për njohjen e vendit kishin vuajtur shumë njerëz. Doja të ndihmoja dhe të jepja një imazh pozitiv të Kosovës dhe njerëzve të saj. Ky është një nga objektivat e përfaqësueses, e gjeneratës sonë. T’i tregojmë botës mentalitetin tonë, traditat tona, që njerëzit e Kosovës janë me një mentalitet të hapur, bujar, njerëz të mirë. Dhe, për këtë ndihmon edhe futbolli, kjo duhet të jetë detyra jonë.

Çfarë ndodhi me familjen tuaj në luftë?

Humba dy xhaxhallarë dhe gratë e tyre, gjithashtu edhe gruan e kushëririt tim së bashku me fëmijën. Në fund, janë histori të dhimbshme që ndodhin në luftë. I humbëm të gjitha, të gjithë shtëpitë e të afërmëve të mi u dogjën. Familja ime duhej ta niste nga zero. Babai im ia doli të na dërgonte në Belgjikë, një vendi që i detyrohem shumë. Ishim njerëz pa shtëpi, pa punë, si shumë kosovarë të tjerë në Europë dhe ata na ndihmuan shumë.

Si u arratis babai yt?

Para luftës babai im u akuzua për diçka që nuk e kishte bërë kurrë. Kishte një punë të mirë, por të gjithë atyre që kishin punëra të mira ua morën vendin. Për fat ishte një gjyqtar serb i mirë që i tha të largohej sepse do të niste lufta. Ishim me fat dhe babai im e dëgjoi atë. Një vit më pas erdhi ferri, ne ishim në Belgjikë. Por, shumë familjarë nuk donin të largoheshin sepse ishte të largoheshin nga gjithçka që kishin luftuar në jetë, tokat, familjen, shtëpitë. Babai im tha se këto nuk i interesonin dhe se nuk do të rrezikonte gruan dhe fëmijët e tij.

Dhoma e zhveshjes së Kosovës është e mbushur me histori tronditëse, kjo nuk ndodh me atë të Spanjës…

Po, është e vërtetë jemi një brez që jemi rritur në luftë. Tani në ekip kemi edhe lojtarë të rinj që kanë pasur fatin të lindnin jashtë. Por, ato që kanë lindur në Kosovë dhe që janë shumë, ndjejmë një krenari të veçantë që jemi kosovarë. I kemi lënë të gjitha pas për t’iu dorëzuar vendit tonë.

Çfarë mendon kur flitet për futbollin si diçka për jetë a vdekje?

Për këtë… ne duam të argëtohemi duke luajtur futboll. Ne duam të luajmë futboll, jo të bëjmë luftë apo të ankohemi. Duam të rritemi, që Kosova të flitet për futbollin e bukur që bën. Të argëtohemi dhe nëse mundemi, sigurisht, të fitojmë.

Çfarë është thënë për ndeshjen ndaj Spanjës, iu mbush me inat?

Sporti, fatmirësisht është më i fortë se politika. Gjithçka ka shkuar mirë. Kemi luajtur kundër Ukrainës, Polonisë. Sporti hap dyert. Me gjithë problemet që ka bota, sporti duhet të jetë lehtësim, qetësi për t’u shijuar.

Çfarë do të thotë për Kosovën të luaj kundër Spanjës?

Një ndeshje historike kundër një kandidati për Kupën e Botës. Një nder dhe besojmë të lejmë një imazh të mirë.

Është hera e dytë që luani kundër një Kampioni të Botës, herën e parë luajtët në Uemblej me Anglinë dhe humbët 5-3…

Po ishte bukur, por humbëm. Çdo ndeshje ka një histori të vetën. Të shohim se si do të shkojë në Sevilja, me pandeminë në mes është e vështirë për të gjithë, më shumë për ne që jemi një vend i vogël. Nuk kemi shumë lojtarë për të përzgjedhur. Nëse ne na mungojnë tre apo katër lojtarë, nuk jemi si Spanja me Luis Enrike që ka një listë me mbi 70 futbollistë.

Çfarë objektivi ka Kosova në këtë grup?

Të shohim, për të bërë diçka kundër Spanjës na duhet një mrekulli sepse padyshim që është favoritja. Objektivi jonë është të shkojmë sa më lart të jetë e mundur, ky është menatliteti jonë. Jemi një përfaqësuese me pak eksperiencë, por pak nga pak lojtarët tanë po bëhen nga më të mirët në kampionate me ekipet e tyre. Niveli jonë është që të luftojmë me Greqinë, jo me Spanjën. Por, çdo ndeshje është e veçantë, duam të argëtohemi dhe të shohim çfarë ndodh.

Cili lojtar i Spanjës iu pëlqen?

Është e pamundur të zgjedh një, ju bëj një listë nëse doni. Dhe, një gjeneratë shumë e mirë po vjen. Spanja identifikohet me futbollin e bukur dhe ne mezi po presim të luajmë.

Jeni portier, çfarë mendoni për kritikat ndaj De Geas?

Është një portier i madh, jo më kot është pjesë e Mançester Junajtid prej shumë kohësh. Të jesh një portier dhe të marrësh kritika, nuk ndahen dot nga njëra-tjetra. Kur shkova në Itali thashë me vete: “Kur kritikojnë në atë mënyrë Bufon, çfarë do të thonë për mua?”. Ishte e pabesueshme për mua.

Kush kanë qenë portierit që i jeni referuar?

Idhulli im i parë ka qenë Xhanluka Paljuka. Kur u rrita ishte Kasijas me ndërhyrjet e tij në Champions League, edhe Ikerin e kanë kritikuar!çdo portier gabon, ashtu si futbollistët dhe njerëzit e tjerë.

Për ta mbyllur, si është futbolli pa spektatorë?

Është delikate e di, por nuk më duket momenti që të kthehemi të luajmë para shumë njerëzve. Publiku të jep gjithçka, futbolli është një sport për njerëzit. Për përfaqësuesen tonë, publiku është 50%. Stadium jonë është i vogël, por njerëzit të japin shtysë. Shpresoj që kjo pandemi të përfundojë shpejt, kjo është më e rëndësishmja.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 