Në kryeqytetin francez Paris, më 30 mars 1795, u hap Shkolla e Gjuhëve dhe e Qytetërimeve Orientale. Duke filluar nga viti 1907, atje filloi të mësohet e studiohet edhe gjuha shqipe, e cila përfshihej në Departamentin e gjuhëve të Europës Qendrore dhe Lindore.
Studimi i gjuhës shqipe në këtë institucion të lartë arsimor vazhdon edhe sot. Atje nuk ndiqet vetëm gramatika dhe leksiku i gjuhës shqipe, por studiohet edhe letërsia, historia, etnografia e Shqipërisë.
Nga kjo shkollë kanë dalë shumë albanologë dhe miq të vendit tonë që kanë shkruar dhe botuar vepra e studime kushtuar Shqipërisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.