Blerina e nis çdo ditë me një postim për Shqipërinë, për Kosovën apo për ndonjë trevë tjetër shqiptare nëpër platformat sociale. Ka udhëtuar pa fund por nuk vë asnjë vend mbi bukuritë shqiptare.
“Kam një vit e tetë muaj që nuk kam qenë në vendlindje që është një kohë shumë e gjatë për mua, se zakonisht e vizitoj dy herë në vit. Sa herë shkoj në Europë”, tregon Blerina ku shpreh mallin për tokat shqiptare.
Lexo edhe- Australi/ Ekspertja shqiptare Blerina Dula: Sa ka prekur pandemia turizmin
Ajo punon si konsulente në agjensinë e njohur të Expedia dhe ka folur për SBS Australia rreth sfidave të turizmit australian dhe vendet më të bukura në Australi.
“Turizmi në Australi është një ndër nxitësit kryesor të rritjes ekonomike. Jemi në situatë të vështirë për momentin. Një ndër sektorët që e ka pësuar më shumë është sektori i turizmit në Australi. E ardhmja, turizmi vendor për momentin është mëse i nevojshëm për të rimëkëmbur ekonominë”, tha mes të tjerash Blerina duke shtuar se qeveria australiane është duke punuar një strategji për situatën post pandemisë. SBS Albania
Nga Majlinda Lulo
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.