Australi/ Ekspertja shqiptare Blerina Dula: Sa ka prekur pandemia turizmin

E premte, 19 Prill, 2024

Kur ishte fëmijë kishte gjithnjë kuriozitet për vendet e largëta apo ishujt e izoluar dhe atëherë Australia i dukej si një vend shumë interesant, i qetë dhe i bukur por nuk e kishte menduar se do të bëhej vendi ku do të jetonte gjatë dhe do të vazhdonte karrierën e saj në fushën e turizmit.

Blerina Dula tashmë prej 2002 jeton në kontinentin e largët dhe nuk e kishte të vështirë të intergrohej, pasi australianët janë miqësor dhe të hapur ndaj të gjithëve që kontribuojnë atje.

Prej 2006 ka punuar në disa kompani globale duke u specializuar në sektorin online, atraksione dhe hoteleri e tashmë është pjesë e gjigantit të turizmit Expedia. Blerina është ndër shqipëtarët e parë në fushën e turizmit në Australi duke përfaqësuar me dinjitet dhe viset shqiptare.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”, duke folur lidhur me situatën e industrisë së turizmit, Blerina thotë se ky sektor prej dy vitesh është goditur rëndë në Australi për shkak të zjarreve në 2019, dhe pandemisë në 2020. Ndërsa përsa i përket promovimit të viseve shqiptare ajo është përpjekur e do të përpiqet gjithmonë të promovojë turizmin tonë mes australianëve.

“Turizmi në Kosovë dhe Shqipëri duhet trajtuar seriozisht si nga institucionet relevante qëndrore e poashtu edhe nga ato lokale. Kohëve të fundit ka një vetëdijësim më të theksuar nga ana e autoriteteve për rëndësinë e turizmit si mjet që shërben për promovimin e identitetit të vendit si dhe për përfitimin ekonomik që sjellin të ardhurat nga kjo veprimtari”, thotë Blerina.

INTERVISTA

Blerina pse zgjodhët Australinë për të jetuar dhe sa e vështirë ka qenë për ju të përshtateni me një kulturë të re?

Si çdo fëmije edhe unë kisha gjithmonë një kurreshtje për vendet e largëta apo për ishujt e izoluar e po ashtu edhe për Australinë i cili më dukej një vend shumë interesant, i qetë dhe i bukur, mirëpo atëhere as që e mendoja se një ditë do jetoja këtu. Që nga viti 2002 kur migrova këtu për mua nuk ishte aspak e vështirë të integrohem me kulturën lokale pasi që njerëzit në Australi për nga natyra janë shumë miqësor dhe të hapur ndaj të gjithëve që emigrojnë aty.

Prej sa kohësh punoni në fushën e turizmit? Aktualisht Australia është në sezonin e verës dhe industria e turizmit është një nga sektorët e prekur nga pandemia. Si është situata tani? A ka një rënie prenotimesh le të themi.

Pas përfundimit të studimeve në vitin 2006 fillova menjëherë punën në industrinë e turizmit duke specializuar në fusha të ndryshme ku pata fatin të punoj dhe marrë përvoje nga disa prej kompanive më të njohura globale të turizmit.

Sektori i turizmit i cili në masë jo të vogël kontribuon në ekonominë e vendit ndodhet në një situatë të komplikuar për shkak të rrethanave të krijuara në dy vitet e fundit, duke filluar prej dëmeve që u shkaktuan nga zjarret në stinën e verës së kaluar ku u dogjën mbi 10 milion hektarë pyje dhe po ashtu tani nga situata me pandeminë. Këta dy faktor i kanë dhënë një goditje të dyfishtë sektorit të turizmit dhe statistikat rreth humbjeve në këtë sektor janë mjaft negative.

Sezone turistike verore e cila në kushte normale është gjithmonë e ngarkuar e ka gjetur vendin pothuajse fare pa turistë të huaj për shkak të masave të ndërmarrura nga qeveria që nga fillimi i pandemisë për ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare, përjashtuar këtu lejen për kthimin e qytetarëve vendas nga shtetet e huaja. Ndërsa, sa i përket stimulimit të turizmit vendas agjencia qeveritare “Tourism Australia” së bashku me operatorët e turizmit kanë bëre një punë të shkëlqyeshme rreth promovimit të viseve të ndryshme brenda vendit dhe inkurajimit të qytetarëve për të vizituar dhe shpenzuar në ato zona. Kjo strategji ka rezultuar e frytshme dhe ka ndikuar që ky sektor i turizmit të shënoj rritje të dukshme.

Përsa i përket turizmit shqiptar në Australi, dimë që jeni një promotore e fuqishme e saj. Sa e njohin Australianët Kosovën dhe Shqipërinë?

Gjate tërë kohës së qëndrimit tim këtu, jam munduar ta promovoj Kosovën dhe Shqipërine me mundësite modeste që kisha pasi që të dyja shtetet ishin destinacione ende jo shumë të njohura për vendasit këtu. Duke filluar prej shpjegimit të saktë të vendodhjes gjithmonë mundohem të pasqyroj veçoritë dhe karakteristikat, bukuritë natyrore, kulturën, gastronominë etj.
Edhe pse ende jo shumë të njohura, gjatë viteve të fundit është duke u folur më shumë për Kosovën dhe Shqipërine pasi operatorët turistik, mediat dhe mediat sociale kanë filluar ti promovojnë të dy destinacionet si pjesë e pakos turistike në Ballkan. Gjatë viteve të fundit ka pasur disa artikuj që kanë shkruar për Kosovën e sidomos më shumë për Shqipërinë duke e renditur si një ndër vendet më të preferuara për t’u vizituar.

Sipas mendimit tuaj, çfarë duhet të bëjmë për të promovuar turizmin shqiptar në një “luftë” destinacionesh joshëse në të gjithë botën?

Industria e turizmit në përgjithësi është njëra ndër industritë me nivelin më të lartë të konkurrencës, për shkak se në çdo çast, mijëra destinacione anembanë botës luftojnë në joshjen e turistëve dhe promovimin e produkteve të tyre. Turizmi në Kosovë dhe Shqipëri duhet trajtuar seriozisht si nga institucionet relevante qendrore e po ashtu edhe nga ato lokale. Kohëve të fundit ka një vetëdijesim më të theksuar nga ana e autoriteteve për rëndësinë e turizmit si mjet që shërben për promovimin e identitetit të vendit si dhe për përfitimin ekonomik që sjellin të ardhurat nga kjo veprimtari. Sidoqoftë, zhvillimet janë mjaft të ngadalshme dhe kërkohet një qasje më serioze nga ana e institucioneve nëse dëshirojmë të jemi konkurrent me vendet e tjera të rajonit.

A ekziston apo ka një iniciativë bashkëpunimi për promovimin e turizmit shqiptar atje me Ambasadën e Kosovës dhe Shqipërisë?

Kam një raport të shkëlqyeshëm me Ambasadën e Kosovës në Kanberra ku kam pasur bisedime të ndryshme rreth asaj që duhet të bëjmë për promovimin e Kosovës në Australi.
Për shkak të rrethanave të krijuara aktivitetet janë pakësuar për momentin por kontaktet i kemi të vazhdueshme dhe shpresojmë t’i konkretizojmë pas përmirësimit të situatës dhe hapjes së kufijve.

Sa i përket Ambasadës së Shqipërisë, ajo si institucion diplomatik është themeluar dhe ka filluar punën rishtazi para një muaji dhe shpresoj që së shpejti do të kemi takim të gjithë së bashku ku do të diskutojmë dhe shfaqim planet për promovimin e të dy vendeve në tregun Australian.

Ju jeni nga Gjakova dhe duke qenë një promotore e turizmit sigurisht që lidhjet tuaja janë të forta me vendlindjen. Sa shpesh e vizitoni vendlindjen ?

Sikurse shumica absolute e diasporës edhe unë jam shumë e lidhur me vendlindjen, tërë Kosovën, Shqipërinë dhe viset shqiptare në përgjithësi. Vendlindjen e vizitoj së paku një herë në vit apo edhe dy herë në vit në rastet kur ndodhem në ndonjë takim pune në Europë. Edhe pse larg vendlindjes kontaktet i kam ruajtur gjithmonë dhe kur u ktheva atje përkohësisht me qëllim të qëndrimit më gjatë në vitin 2017 për një periudhe gati dy vjecare unë kam hasur në mikpritje shumë të ngrohtë dhe mbështetje nga njerëz të sektorit të turizmit dhe fushave të tjera.

Sa i organizuar është komuniteti shqiptar në Australi dhe si mund të ndihmojë në promovimin e vlerave tona atje?

Komuniteti Shqiptar në përgjithësi është mjaft mirë i organizuar dhe i integruar në jetën e përditshme dhe punën që bën. Ky komunitet duke pasqyruar kulturën e tij me tipare Shqiptare por siç thashë më lartë i integruar mirë në shoqërinë Australiane në një mënyrë apo tjetër jep kontributin e tij në forma të ndryshme për ngritjen e vetëdijesimit tek komuniteti Australian rreth Kosovës dhe Shqipërisë si destinacione turistike. Përtej fushatave të organizuara, po ashtu sjellja, bisedat, mikpritja dhe postimi i imazheve të bukura në rrjete sociale janë metoda që zgjojnë kureshtjen dhe kontribuojnë në promovimin e dy vendeve tona dhe viseve tjera shqiptare në rajon./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.