Londër/ Shkolla “Ardhmëria” një metodikë e re mësimi online

E diel, 12 Maj, 2024

Mësuese Anila Kadija, në Londër, së bashku me nxënësit dhe prindërit në shkollën “Ardhmëria” ka nisur një metodikë të re mësimi online.

Ajo u vizaton një skicë të thjeshtë nxënësve, në mënyrë që edhe vet ata ta kopjojnë me dorë të lirë.

Mësuese Anila ka zgjedhur temën “Një ditë pranë detit”, me të gjithë elementet kryesorë të natyrës, ngjyrave, fjalë të reja. Të gjithë pasi e kanë punuar mirë vizatimin dhe përvetësuar fjalët mësuesja ua transformon pjesën në një dialog.

Çdo fëmijë ka një personazh dhe një prind është pjesë e këtij teatri simbolik online duke interpretuar pjesën e prezantuesit. Ndërthurja e këtyre elementëve didaktik u jep fëmijëve larminë e të mësuarit, në një optikë më të këndshme dhe argëtuese, duke u dhënë rezultate të shkëlqyera në mësimin e gjuhës. Pas pjesës së parë, tani po punojnë me një pjesë tjetër e cila është e lidhur me kalatë, aspektin gjeografik dhe historik të tyre.

Personazhet janë të lidhura me legjendën e Rozafës apo historinë e Skënderbeut dhe të tjerat me radhë. E veçanta e kësaj mënyre mësimdhënie është tek natyra krijuese që mësuesja u jep fëmijëve në këto kohë të vështira izolimi por edhe në realizimin e teatrit për fëmijë në gjuhën amtare nëpërmjet orës së mësimit.

Fakt të cilin ajo e ka organizuar jo vetëm online por edhe në skenë dhe në klasë vite më parë përgjatë kontributit të dhënë ndër vite në shkollat shqipe Itali-Londër.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.