“Ilirët” e Lozanës, prijatarë të kulturës shqiptare në Zvicrën frankofane

E shtunë, 18 Maj, 2024

Nga një bisedë me kryetarin e kësaj shoqërie, Ilir Bytyqi, mësojmë se SHKA “Ilirët” nga Lozana është formuar më 1 Nëntor 1994 në saje të një nisme të këshillit iniciues që u mirëprit nga popullata shqiptare që jetonte në këtë pjesë të Zvicrës e sidomos nga të rinjtë tanë, që aktivitetin kulturor e kishin ndërpre me të migruar nga atdheu.

“Ilirët” kanë përfaqësuar komunitetin tonë jo vetëm në mjedise të ndryshme të shtetit helvetik, por edhe në manifestime e festivale, ndër të cilët edhe në Festivalin e Berlinit e në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

Pa dyshim se SHKA “Ilirët” në qytetin e Lozanës është jo vetëm një nga grupet më të vjetra artistike shqiptare në Zvicër, por edhe ndër grupet tejet cilësore që ruan e kultivon melosin dhe traditën e këngës dhe valles shqiptare, të bartur nga trojet stërgjyshore. “Ilirit” pos në shumë manifestime ne¨Zvicër kam pas rastin ti përcjell edhe në Festivalin e Berlinit më 2006 si dhe në festivalin e Gjirokastrës më 2015 dhe nga afërsia që kam pas me t, kam vërejte se brenda kësaj shoqërie mbretëron një kolegjialitet i paparë prej vitesh jo vetëm në rapartin mes anëtarëve por edhe vet komunitetit ku jetojnë, ndaj edhe gëzojnë një prestigj dhe respekt kudo që shkojnë.

Për ti kthehemi rrugëtimit të kësaj trupe artistike që nga themelimi, mbështetur edhe në librin tim monografik: “Shqiptarët në Zvicër- 1001 pamje”, ku figuron se : Nga një bisedë me kryetarin e kësaj shoqërie, Ilir Bytyqi , mësojmë se SHKA “Ilirët” nga Lozana është formuar më 1 Nëntor 1994 në saje të një nisme të këshillit iniciues nga Gani Fazliu, Meta Ramadani dhe i ndjeri Sefedin Asllani, nismë kjo që u mirëprit me dashamirësi të madhe nga popullata shqiptare që jetonte në këtë pjesë të Zvicrës e sidomos nga të rinjtë tanë, që aktivitetin kulturor e kishin ndërpre me të migruar nga atdheu. Mësojmë se i till ka qenë edhe rrugëtimi i vet kryetarit të shoqërisë Ilir Bytyqi, me prejardhje nga Prizreni, sipas të cilit nisma e “Ilirëve” të Lozanës ishte mjaft e mbarë, sepse në te startuan  50-60 anëtarë, me një grup solid valltarësh , këngëtarësh e instrumentistësh.

Për cilësinë dhe masivitetin e “Ilirëve” nga Lozan  patëm rastin të bindem në manifestimin Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë “Berlini 2006”, ku edhe kjo shoqëri la një mbresë të mirë tek publiku.

“Ilirët” nga Lozana, në saje të punës së palodhshme shumëvjeçare arritën të fitojnë simpatinë e publikut shqiptar e zviceran. Pos në Zvicër, “Ilirët” me mjaft sukses prezantuan një pjesë të kulturës sonë edhe në disa festivale si të rangut kombëtar,  siç ishte Festivali i Gjirokastrës ku “Ilirët” në vitin 2004. “Ilirët” veçmas dhanë kontribut në afirmuan një pjesë të kulturës dhe të traditës sonë para publikut vendas, duke i kontribuar  imazhit të shqiptarëve në mjedisin ku veprojnë e më gjerë. Me ardhjen e valltares, Saranda Ademit, shoqëria fitoi në vlerë, ngase ajo për një kohë kishte qenë valltare e dalluar në grupin e koreografit Dilaver Kryeziut dhe kishte vijuar shkollën e mesme , drejtimin e baletit. Pjesë e suksesit të “Ilirëve” ishte  edhe kontributi i veteranëve e anëtarëve të tjerë më të ri, siç janë Sylë Hajdari e Fitim Latifi (instrumentistë) Malsore Sahiti (këngëtare e valltare) , Motrat Nishori e të tjerë bënë që kjo shoqëri t¨fitojë edhe më shumë në peshë.

Duke folur për entuziazmin e anëtarëve të shoqërisë, kryetari i saj, Ilir Bytyqi, shpjegon sesi shumica e anëtarëve udhëtojnë edhe nga 50-60 kilometra për të marrë pjesë në ushtrime dhe ajo që i mban ata të bashkuar brenda një trupe është harmonia dhe dashuria për artin dhe kulturën amtare.

Kryetari, Ilir Bytyqi potencon si objektivi shoqërisë është që të : “Kultivojmë kulturën tonë,  me synim që atë ta prezantojmë edhe para komunitetit zviceran e ndërkombëtar, sepse duke e njohur, dashur dhe kultivuar atë,  do ta njohim më lehtë edhe kulturën e të tjerëve”, ndërsa nënkryetari i shoqërisë, Fitim Latifi , atëbotë gjatë festivalit të Berlinit, na patë deklaruar se : “Shoqëria i ka dy seksione: të valltarëve dhe të këngëtarëve, përmes të cilave synohet që ruhet origjinaliteti i këngës , por edhe që duke e ruajtur bazamentin e saj,  ti jepet këngës dhe valles një frymë e re. Edhe tash kur po mbushen rreth 18 vjet nga themelimi i “Ilirëve” ata e kanë ruajtur vazhdimësinë e shoqërisë , duke qenë pjesëmarrës aktiv në shumë veprimtari kulturore në Zvicër dhe jashtë saj. Ndërsa që shoqëria është freskuar edhe me anëtarë të ri e të talentuar, ndërsa që në te veprojnë edhe mjaft veteranë.”.

Me ketë rast kërkoj falje nëse nuk kam arrit të shënoj emrat e shumë anëtarëve që janë inkuadrua më vonë në këtë shoqëri, ndaj edhe po e plotësoj këtë përmes fotove të mija autoriale që kam shkrep gjatë pjesëmarrjes së “Ilirëve” në manifestimet e ndryshme në Zvicër, si te statuja e Skënderbeut në Gjenevë, në 550 vjetorin e vdekjes së heroit, apo në manifestimet në Cyrih si dhe në Festivalin e Gjirokastër, si dhe një foto të hershme nga ditët e themelimit dërguar vite më parë nga vet shoqëria. Teksti e fotot: Rexhep RifatiProIntegra