Britani/ Parlamenti zgjat masat emergjente deri më shtator

E diel, 19 Maj, 2024

Parlamenti Britanik miratoi sot zgjatjen e masave emergjente për shkak të koronavirusit për gjashtë muaj dhe i dha mundësi qeverisë konservatore të mbajë kompetenca të gjera për të kufizuar aktivitetet e përditshme.

Dhoma e ulët e Parlamentit Britanik votoi për zgjatjen e kompetencave të jashtëzakonshme të qeverisë deri në Shtator dhe miratoi planin e pushtetit ekzekutiv për lehtësimin gradual të masave të ashpra në tre muajt e ardhshëm.

484 deputetë votuan për zgjatjen e kompetencave speciale të qeverisë së Boris Johnson, dhe 76 ishin kundër.

Sidoqoftë, Johnson është përballur me një revoltë nga disa prej deputetëve të partisë së tij të cilët pretendojnë se çmimi i kufizimit do të jetë më i lartë se përfitimet që do të sjellë.

Numri i infeksioneve dhe vdekjeve në Britaninë e Madhe ra ndjeshëm në shkurt, ndërsa po rritet në pjesën më të madhe të Evropës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.