“Amanet votën time”, nisma e gazetares shqiptare në Itali

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Me shumë gjasë shqiptarët jashtë vendit nuk do të mund të votojnë as në zgjedhjet e 25 prillit, duke qenë se nga institucioni i KQZ-së nuk mundën të miratohen aktet nënligjore. Por shqiptarët e Diasporës janë shprehur se beteja e tyre do të vijojë deri në realizimin e kësaj të drejtë kushtetuese.

Gazetarja shqiptare që jeton prej vitesh në Itali, Ornela Hila ka zgjedhur një nismë të veçantë të shoqëruar nga tre hashtage përsa i përket mosushtrimit të kësaj të drejtë në këto zgjedhje.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Ornela tregon më shumë për këtë nismë dhe është e mendimit se vota e Diasporës nuk u bë e mundur këto zgjedhje pasi sipas saj “pasiviteti politik është pasiguria mbi “kontrollin”, që janë mësuar të ushtrojnë mbi votën”.

INTERVISTA

Ornela keni nisur një iniciativë sa e veçantë aq dhe interesante lidhur me realizimin e votës së Diasporës. Jo vetëm si një gazetare me përvojë por dhe tashmë pjesë e Diasporës, shqiptarëve jashtë vendit që duhet të ushtrojnë të drejtën e votës, sipas jush pse është kaq e vështirë realizimi i këtij procesi që kërkohet në fakt nga të gjithë?

Kjo iniciativë e imja erdhi pasi pashë që edhe këtë herë projekti për të realizuar të drejtën tonë kushtetuese për të votuar në zgjedhjet poltike në Shqipëri, mbeti vetëm në deklarata e fjalë që i mori era. Fatkeqësisht edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga nisja e pluralizmit, por edhe fenomeni intensiv i emigracionit të shqiptarëve (që fatkeqësisht vazhdon edhe sot), politika nuk ka pasur vullnetin të materializojë projektin për votën tonë.

Mendoj se shkak për këtë pasivitet politik është pasiguria mbi “kontrollit”, që janë mësuar të ushtrojnë mbi votën. Kuptohet që flasim për gati 45-50% të votuesve potencial shqiptar, të cilët ndodhen jashtë vendit, e që padyshim shifrat do të ndikonin ndjeshëm rezultatin e brendshëm elektoral. E kjo mendoj se nuk i intereson asnjë force politike në Shqipëri, pasi diaspora shqiptare, fatmirësisht është shumë distante intelektualisht nga ata që janë sot faktorët vendas politikë, e do të ishte gati i pamundur kompromentimi, shit-blerja e votës së emigrantëve me metodat tradicionale të përdorura gjatë këtyre 30 vjetëve, dhe premtimet klishe për ujë e drita 24 orë, 100 mijë vende pune, etj. Politika duhet të ngrihet në nivel nëse do të përballej me votën tonë, e kjo për ata mendoj është shumë e vështië, pasi janë të mbytur nga militantizmi, ndaj dhe hezitojnë duke e shtyrë e shtyrë projektin në cdo fushatë.

Cili është qëllimi i kësaj nisme?

Qëllimi i kësaj nisme është të sensibilizojë të gjithë familjarët tanë që jetojnë në Shqipëri, të shkojnë të votojnë më 25 prill. Të shkojnë të votojnë duke menduar të gjithë ne që jemi larg. Të mendojnë mallin, kohën që s’jemi takuar, të mëndojë pamundësinë për t’u kthyer e pasigurinë nëse do të rishihemi sërisht. E kjo dhemb besoj për këdo. Por mbi të gjitha të mendojë se ne, pasi u detyruam të largohemi nga atdheu e të dashurit tanë, s’kemi akoma të drejtë të zgjedhim për vendin tonë. Ajo klasë politikë, që s’diti në këto 30 vjet të mbante shqiptarët në shtëpitë e tyre, sot privon gati gjysmën e tyre nga një e drejtë kushtetuese: e drejta për të zgjedhur. E pra ky është qëllimi sensibilizim ii të afërme tanë, se ka ardhur koha të fshinë lotët e mallit, e të ngrënë zërin për vetën e tyre, por edhe për ne.

Nisma juaj ka tre hashtage të veçantë në llojin e tyre. Përsa i përket të parës, kujt i lë amanet votën?

Populli ynë thosh se i ikuri dhe i vdekuri, harrohen shpejt, e si të tillë kanë të përbashkët AMANETIN, ndaj kam përdorur këtë fjalë. Pasi ne e dimë mirë se amanetin se tret as dheu, Amanetin tim, ja lë së pari gjithë familjarëve të mi që jetojnë në Shqipëri. Por edhe cdo shqiptari, cdo familje shqiptare që është e prekur nga fenomeni i emigracionit. Ky fenomen pasohet me dhimbje ndarjesh e mall, ndaj unë ëndërroj e dëshiroj shumë që cdo shqiptar, me të drejtë vote, të zgjohet mëngjesin e 25 prillit, të shkojë në kutinë e votimit e të votojë duke menduar: Pse familjarët e tyre janë larguar nga Shqipëria? Kush kanë qenë përgjegjësit e kësaj situate? Pse zona të tëra po boshatisen e jetohen vetëm nga të moshuar të vetmuar? Pse duan të gjithë të ikin nga vendi një orë e më parë? Pse ëndrra e fëmijëve të tyre është të lënë vendin? E pra, me këto pyetje në mendje, uroj të votojnë me zemër, për të penalizuar me votë të gjithë ata që nuk kanë ditur në këto vite të realizojnë zhvillimin e duhur të Shqipërisë dhe pse jo, si ëndërrimtare shpresoj se kështu mund të mundësojnë që të gjithë ne, të hipotezojmë rikthimin, e të zgjedhim të rrisim fëmijët tanë në atdhe.

“Ma mbro votën”, është hashtagu tjetër. Në një kohë kur kjo votë nuk mund të realizohet së paku për 25 prillin, kush dhe si mund të mbrojë votën e Diasporës?

Ky vjen si rrjedhojë e amanetit, të cilin e mendoj të realizuar, pra shqiptarët të shumtë do të votojnë, e do të votojnë duke menduar ne, objektivisht, të ndërgjegjeshëm e të ngarkuar me peshën edhe të votës sonë. E nëse ata votojnë të shumtë në 25 prill, të ndikuar pikërisht edhe nga ne, kjo do të ishte në një farë mënyre vota jonë. E ky hashtag #mambrovotën i drejtohet gjithë armatës së komisionerëve e numëruesve të votave, që do të angazhohen në 25 prill e në ditët e numërimit. E rëndësishme është që vota të numerohet si duhet. Të shkojë nën siglën e partisë apo koalicionit që qytetarët votues kanë zgjedhur. Pasi edhe në këtë rast, historia ka dëshmuar se rrallë herë vota e shqiptarëve është numëruar si duhet, se komisionerët e numëruesit janë bërë palë në tjetërsimin e saj. E pikërisht #mambrovotën është për të gjithë ata, një mesazh që besoj me zemër i bashkohet cdo shqiptar, që në këto 30 vjet ka ëndërruar një Shqipëri demokratike e të demokratizuar në tërësinë e saj institucionale.

Përpjekjet që shqiptarët jashtë vendit të kenë të drejtën e votës në shtetin amë sigurisht që nuk do të ndalen. Përtej kësaj nisme 30 ditore, si do të vijojë kjo “betejë” e juaja të themi përtej 25 prillit?

Objektivi afatshkurtër i imi është kjo nismë, që në harkun kohor të 30 ditëve, të bëhemi sa më shumë shqiptar të diasporës, por edhe të tjerë që jetojnë ende në atdhe. Të postojmë foto me këto tre hashtag në rrjetet sociale, e më tej të ngremë telefonin e të marrin familjarët tanë, t’i bindim të dalin e votojnë përtej frikës për vendin e punës, përtej frikës së penalizimit politik, përtej frikës së varfërisë që ka pllakosur mijëra e mijëra familje. Ne që jetojmë jashtë vendit, tashmë kemi një tjetër perceptim të politikës, që në Shqipëri ende nuk është i qartë. Nëse ky ndikim i joni do të arrihej gjatë këtyre 30 ditëve, do të ishte një hap i madh, një mision i përbashkët, që padyshim do të strukturohet në të ardhmen me kërkesën tonë për një projekt konkret për votën e emigrantëve dhe me presionin e duhur për ta realizuar, e moskufizimin vetëm në krijimin e tryezave, Workshopeve, seminarëve që si kanë hyrë e si hyjnë në punë askujt. Unë kam bindjen se përtej kostove ekonomike që mund të ketë realizmi i një projekti zgjedhor në distancë, ngërçi real është mungesa e vullnetit politik të të gjitha palëve. Ka realitete të shumta për këtë proces, unë do të ftoja politikanët tanë përtacë, të mos shpikin, por thjesht të kopjojnë një model, atë më cilësorin, e ta implementojnë. Pasi po të flasim me shifra votuesit total në Shqipëri rezultojnë rreth 3 milion e 600 mijë, ndërkohë që prej tyre rreth 1 milion e 600 mijë janë pikërisht emigrant, pra votues jashtë kufijve të Shqipërisë e nëse ne ndikojmë këtë herë edhe pa votuar drejtpërdrejtë, por nëpërmjet familjarëve tanë që jetojnë aty, politika do të bindet që ne, emigrantët e mbarë diaspora shqiptare, nuk mund të anashkalohet më.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 