Luajnë me ekipet më të mira, por emocionet më të mëdha i gjejnë te Shqipëria

E hënë, 20 Maj, 2024

Futbollistët shqiptarë që luajnë për ekipe të mëdhenj në vende të ndryshme të botës, tashmë po shijojnë ditët e stërvitjes në vendin e tyre. Këtë gjë e kanë shprehur vetë ata në intervista dhe postime në rrjetet sociale.

Thomas Strakosha pas një periudhe të vështirë te Lacio, ku prej kohësh qëndron në stol, duket se ka gjetur lumturinë në Kombëtare.

Futbollisti është grumbulluar me Shqipërinë, për 3 ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë, ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos. Madje me shumë mundësi, portieri do të jetë titullar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, teksa lumturinë e tij për grumbullimin e shfaq edhe në një postim në “Instagram”.

Në postimin e tij, Strakosha shkruan:”  Është bukur të jem përsëri me ekipin tim kombëtar, veçanërisht me një objektiv madhor përpara. Katar 2022, duam të provojmë”, shkruan Strakosha.

Gjithashtu Nedim Bajrami, futbollisti që hoqi dorë nga Zvicra për kombëtaren shprehet i lumtur që është në Shqipëri: “E vendosa të luaj për Shqipërinë, pasi dëgjova zemrën. Fola edhe me Rejën dhe mendova se është vendimi i duhur që të luaj për Shqipërinë. Fola me Abrashin dhe më tha hajde të luash me Shqipërinë, pasi kemi skuadër të mirë, me cilësi. Është një miks me lojtarë të rinj dhe të tjerë me eksperiencë. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.”

Gjithashtu në Shqipëri për tú stërvitur me kombëtaren kuq e zi janë edhe Cikalleshi, Manaj, Uzuni, Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla etj., disa nga futbollistët shqiptarë që kanë arritur rezultate të shkëlqyera në ekipet përkatëse kohët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 