COVID-19/ Marsela Ceno: Gjermania në lockdown që prej nëntorit

E diel, 19 Maj, 2024

Mjekja shqiptare Marsela Ceno, jeton dhe punon në Gjermani prej vitit 2012. Ajo është drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe punon si specialiste në Klinikën Universitare të Dyseldorf-it.
Mjekja tregon për rrezikun e masave të reja të izolimit, numrave në rritje të të infektuarve dhe procesin e vaksinimit.

“Në Gjermani nuk flitet për një lockdown të dytë, pasi ne jemi në lockdown nga muaji nëntor i vitit që lamë pas. Arsyeja ishte evitimi i rritjes së kapaciteteve, të paktën në terapitë intensive, për shkak të festave të fundvitit. Në muajin janar vumë re një rritje të numrave të të infektuarve, çka justifikoi dhe masat e marra”, – shprehet ajo.

Përsa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri, Ceno tha se është pozitiv fakti që procesi ka nisur dhe bën thirrje për vaksinim.

“Kënaqësi për mua që dëgjoj çdo ditë rritje të numrit të personave që vaksinohet. Unë e përgëzoj faktin që procesi i vaksinimit ka nisur, AstraZeneca dhe Biontech janë dy vaksina që po përdoren gjerësisht në Britani dhe kanë treguar shumë pak efekte anësore. Unë e përgëzoj dhe bëj thirrje për tu vaksinuar, për të mos e humbur këtë mundësi”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 