Prezantohet libri “Riti muzikor i Llazarit në komunitetet arbëreshe të Siçilisë”

E shtunë, 27 Prill, 2024

Më 25 mars, në orën 17.00, muzeu ndërkombëtar i kukullave “Antonio Pasqualino” prezanton librin “Riti muzikor i Llazarit në komunitetet arbëreshe të Siçilisë”. Ky prezantim do të bëhet drejtëpërdrejtë në faqen e facebook-ut të muzeut ndërkombëtar të kukullave “Antonio Pasqualino”.

Libri është redaktuar nga Girolamo Garofalo dhe Giuseppe Giordano, i botuar nga Museo Pasqualino (muzeu “Paskualino”) në serinë Tinguj dhe Kulturë (me CD dhe DVD bashkëngjitur).

Prezantues i aktivitetit do të jetë Giovanni Giuriati (Universiteti Sapienza i Romës), Sergio Bonanzi nga (Universiteti i Palermos) dhe Rosario Perricone (drejtor i botimeve i muzeut “Paskualino”).

Gjatë prezantimit do të ketë diskutime nga Papàs Jani Pecoraro (Katedralja e Horës së Arbëreshëve) dhe Matteo Mandalà nga Universiteti i Palermo-s. Do të marrin pjesë redaktorët e veprës dhe autorët e eseve.  Kjo vepër i kushtohet ritit të “Llazarit” që manifestohet në pesë qendra siciliano-arbëreshe të Siçilisë, një traditë me origjinë orientalo-bizantine, e quajtur e Premtja e Llazarit).

Riti përqendrohet në një këngë arbëreshe që rrëfen episodin e ungjillit të ringjalljes së Llazarit. Ky vëllim shoqërohet me fotografi, riprodhime të dokumenteve arkivore, një CD që përmban dëshmitë më të rëndësishme të zërave të regjistruar në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe një DVD që paraqet sondazhet në video të realizuara nga viti 1992 deri në vitin 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 