Hora e Arbëreshëve, një rrugë në nder të kirurgut të njohur Rosolino Petrotta

E shtunë, 4 Maj, 2024

Një ndër rrugët e Horës së Arbëreshëve do të mbajë emrin e Dr. Rosolino Petrottës, kirurgut të njohur arbëresh, i lindur në këtë lokalitet, themeluesi dhe drejtues i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare në Universitetin e Palermos.

Me vendim të Këshillit të Komunës së Horës së Arbëreshëve, “Viadotto Tozia” do të mbajë emrin e këtij eksponenti të shquar të politikës rajonale dhe kombëtare, i cili gjithashtu ishte edhe ithtar i ndërtimit të kësaj rruge dhe i kompleksit arkitektonik të komunës.

Njoftimin e bën të ditur në faqen e tij zyrtare kryetari i komunës Rosario Petta, i cili thekson se: “Rosolino Petrotta u shqua, së pari si person, si profesionist, dhe pastaj si eksponent politik, për të punuar dhe angazhuar veten e tij për arritjen e qëllimeve dhe të objektivave të mëdha që mund të shijohen sot nga i gjithë komuniteti i Horës së Arbëreshëve. Ai siguroi ndihmë mjekësore për Shqipërinë nga viti 1937 deri në vitin 1945, ku hartoi legjislacionin e punës. Mbajti postin e deputetit të parlamentit shqiptar nga 1939 deri në 1944. Ishte i zgjedhur në Asamblenë Rajonale të Siçilisë nga 1947 deri në 1955 ku mbajti pozicionin e Këshilltarit Rajonal të Shëndetit.

Titulli i “Viaduct Tozia” përfaqëson për Administratën Komunale dhe për të gjithë qytetarët, njohjen institucionale dhe konkrete të kujtesës së bashkëqytetarit tonë, veprimtaria përkatëse dhe e çmuar e të cilit për të kontribuuar në rritjen, jo vetëm socio-sanitare, por edhe trashëgiminë kulturore të komunitetit tonë Arbëreshe, ka qenë krenari dhe e lavdishme nga vitet e pasluftës deri më sot”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 