Balla: Vota e shqiptarëve jashtë vendit më 25 prill është bllokuar nga PD e LSI

E martë, 7 Maj, 2024

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në fjalën e tij sot në Kuvend se vota e shqiptarëve jashtë vendit për 25 prillin është bllokuar, duke u kërkuar atyre nëse është mundësia të vijnë në Shqipëri të votojnë.

Balla tha se PS ka bërë gjithçka që ka mundur teksa ka qenë opozita ajo që ka kërkuar kohë për këtë çështje.

“Po kthehem tek vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, definicioni emigrant ka rënë tashmë. 1/3 e shqiptarëve i kemi me drejtë vote. Partia Socialiste ka bërë gjithçka ka mundur për ta garantuar, në muajin janar është marrë vendimi në KQZ për ta mundësuar këtë proces. PD ka kërkuar kohë. Që ta dinë të gjithë Kuvendi i Shqipërisë nuk administron zgjedhjet, Kuvendi i Shqipërisë ka autorizuar KQZ në tre institucione për t’u marrë me këtë proces. Falë marrëveshjes së 5 qershorit, u rikthyen partitë në administrimin e zgjedhjeve, PD dhe LSI kanë të drejtë vendimmarrje. E them publikisht që vota e emigrantëve më 25 prill është bllokuar nga PD-LSI. Ata e kanë penguar këtë. Ajo që unë po them, unë nuk e di arsyen pse PD dhe LSI kanë kaq urrejtje për shqiptarët që jetojnë aq territorit. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur, ju falenderoj dhe juve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por PD dhe LSI e kanë bllokuar përfundimisht. I ftoj qytetarët që jetojnë jashtë territorit, nëse është mundësia të vijnë të votojnë, do të ishte e vyer. Këto do të jenë zgjedhjet e fundit që politika ka vendimmarrje çështje zgjedhore. Ajo që dua t’iu them është se nuk marrim vendime që largon PD nga zgjedhjet. Sot që flasim PD nuk ka depozituar ende kandidatët, dimë ne që Luli del dhe thotë nuk marr pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e opozitës është një domosdoshmëri”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 