Turqi/ Çekiçi shkëlqen me Ankaraguçu, pret ftesë për në kombëtare

E mërkurë, 26 Qershor, 2024

Kombëtarja do të grumbullohet javën e ardhshme për ndeshjet e para eliminatore të Kupës së Botës “Katar-2022”, një aktivitet që për shkak të kushteve të pandemisë së koronavirusit do të luhet në shumicën e takimeve pa praninë e tifozëve.

Ndërkohë, duhet thënë se disa vende europiane i kanë kthyer pjesërisht fansat në stadiume, duke respektuar një distancë fizike të miratuar nga protokollet shëndetësore dhe fakt është se zbatimi strikt i masave nuk ka lejuar infektime me Covid-19, por ende federata të ndryshme futbolli nuk guxojnë të shkojnë më larg edhe për shkak të kufizimeve që kanë vendosur qeveri të ndryshme në vende të ndryshme europiane. Gjithsesi, përpjekjet janë që ndeshja me Anglinë të luhet me tifozë, të paktën në 25-30% të kapacitetit të impiantit që i bie diku tek 5-6 mijë spektatorë.

Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares në tërësinë e tyre gëzojnë formë të mirë dhe trajneri Edi Reja është shprehur i kënaqur me formën e tyre. Problemet e Armando Brojës të dëmtuar së fundmi, “thatësirën” e Bekim Balajt dhe formën e diskutueshme të Armando Sadikun, nxisin trajnerin Reja t’u kushtojë vëmendje edhe lojtarëve të tjerë që pretendojnë një vend në sulmin kuqezi. Dhe, është fakt, Endri Çekiçi në vetëm pak kohë është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ankaragucu në Superligën turke. Mesfushori shqiptar i cili aktivizohet rregullisht nga trajneri Karaman ishte protagonist edhe në sfidën e kësaj të diele mes Ankaragucu dhe Gëztepe, duke spikatur me një paraqitje të shkëlqyer. Çekiçi realizoi golin e dytë sezonal duke udhëhequr skuadrën kryeqytetase drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë me Ankaraguçu që fitoi 3-0, ndaj një rivali të fortë duke regjistruar suksesin e 3-të rresht fitore që i ngjiti në kuotën e 29 pikëve në vendin e 17-të, pozicioni i fundit që të siguron qëndrimin në elitën e futbollit turk. Çekiçi i cili e nisi sfidën si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 83-të nga trajneri Karaman, shënoi golin e 3-të të ndeshjes në minutën 63-të me një goditje të bukur tokazi nga limitet zonës, gol që vulosi edhe fitoren e Ankaragucu.

Idriz Voca, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës që luan me Ankaragucu e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli. Përsa i përket Endri Çekiçit, mesfushori pogradecar vazhdon t’i japë sinjale të mira trajnerit Edi Reja i cili me shumë gjasa do ta grumbullojë për sfidat kualifikuese të Katar 2022 që kuqezinjtë do të zhvillojnë në fund të këtij muaji.

Broja dëmtohet, Reja në alarm për sulmues cilësor

Ndërkohë që Çekiçi u tregua vendimtar për fitoren e skuadrës së tij në ligën superiore turke, një tjetër sulmues i Kombëtares ishte dje në fokusin mediatike, pikërisht Armando Broja, i cili është dëmtuar dhe rrezikon të mos jetë në sfidat e radhës. Kjo gjë ka alarmuar seë tepërmi trajnerin Reja dhe stafin e Kombëtares, pasi Broja po shkëlqente në kampionatin holandez me golat e tij dhe llogaritej si pikë e fortë e skuadrës kuqezi. Kështu, sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili aktivizohet tek skuadra holandeze e Viteshe, ka pësuar dje një dëmtim në kurriz duke lënë kështu fushën e lojës mes dhimbjesh.

Skuadra e Brojës luajti ditën e sotme me Utrehtin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit holandez, teksa Viteshe arriti të fitonte me rezultatin 3-1. Në minutën e 68-të, sulmuesi shqiptar në përpjekje për të kontrolluar një top, u godit nga mbrapa nga mbrojtësi i Utrehtit, duke rënë në tokë dhe pas disa minutash u detyrua të dalë nga fusha pa mundur të vazhdojë dot. Kujtojmë se dhe javën e kaluar, Broja doli nga loja, në ndeshjen që ekipi i tij po zhvillonte ndaj AZ Alkmarit. Ky, nuk është një lajm aspak i mirë për Kombëtaren, teksa Broja është ftuar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eliminatore në fundin e marsit, nisur dhe nga forma e tij e shkëlqyeshme në javët e fundit në kampionatin holandez./ Gazeta Sot

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 