SHBA/ Muzika shqiptare dhe njohja nga brezi i ri, nisma e artistit Ergin Oda

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Muzikanti shqiptar Ergin Oda, jeton dhe punon prej 7 vitesh në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka interpretuar në skena prestigjioze si ato të Vienës dhe Parisit, kurse në SHBA ka arritur të jetë pjesë e shumë aktiviteteve artistike të rëndësishme.

Angazhimi i Ergin Odës në art filloi në qytetin e tij të lindjes, Mitrovice, ku ai ishte aktor ne teatrin e qytetit. Ergini gjithashtu ka qenë moderator në një radio lokale në Kosovë. Ai nisi studimet në Shkollën e Mesme të Muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë. Ai studioi për Etnomuzikologji kanto në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë. Në vitin 2003, Ergin Oda u angazhuar si solist në Filarmoninë e Kosovës. Ai ka qenë pjesë e koncerteve të shumta të Akademisë së Arteve të Kosovës, dhe ka interepretuar në skenat prestigjoze të Parisit dhe Vjenës.

Ergini dhe kolegët e tij synojnë të prezantojnë vlerat e muzikës shqiptare dhe të promovojnë kultivimin e saj te brezat e rinj që jetojnë atje. “Unë u largova në vitin 2013, me një bursë studimi, në një kamp vokal që zhvillohej në Pensilvani. Profesorët me të cilët unë punova, më sygjeruan të provoj ëndrrën e skenës amerikane”, – tregon artisti shqiptar.

“Kam lëvizur shpesh për të ndërtuar karrierën diku tjetër. Kur isha në Paris më mungonte familja, më mungonte fryma e vendlindjes, ushqimi, sigurisht që janë pjesë që të mungojnë kudo që je dhe nuk arrin ta plotësosh asnjëherë. Ndonjëherë kjo mangësia të shërben si inspirim dhe të punosh shumë për ti bërë shqiptarët krenarë. Më pas në New York erdha në vitin 2013 dhe shumë profesorë më sugjeruan të provoj ëndrrën e skenës amerikane, ndaj vendosa të qëndroj në Amerikë. Fillimi sigurisht ka qenë shumë i vështirë, të qenurit larg vendit tënd. Gjithashtu përshtatja me një system tjetër, si është edhe sistemi i Neë York, ku gara për ne si artistë është shumë e vështirë. Vështirësi të shumta, por që kaluan, sigurisht me shumë punë dhe angazhim. Ende është vështirë, por tashmë kam shumë më shumë kontakte. Përsa i përket Diasporës shqiptare këtu, kanë qenë të shumtë ata që më kanë përkrahur”, shprehet Oda në “Shqiptarët e Amerikës”

Ergin Oda është gjithshtu projektues i koncertit “Vendi im” që edhe këtë vit u zhvilluar virtualisht: “Është viti i katërt ë realizohet projekti “Vendi im”, një koncert të cilin unë e kam ideuar për të pasur një koncert artistik me nivele të larta.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 