Nga Italia, Bajrami përshëndet Zvicerën, do të vesh fanellën Kuq e Zi

E diel, 5 Maj, 2024

Nedim Bajrami ka vendosur të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare. 22-vjeçari është aktivizuar me të gjithë kombëtaren e Zvicrës, prej asaj U15 e deri te U21. Trajneri i Zvicrës U21, Mauro Lustrinelli ka tentuar deri në fund t’i ndryshojë mendjen, por Bajrami nuk është tërhequr.

Ai lindi në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut, dhe u rrit në Zvicër. Ai ka debutuar 17-vjeç në Superligën e Zvicrës me Grashopperin dhe tani po shpërthen me Empolin. Me pak fjalë, ai ka më shumë kombësi dhe pasaporta sesa kampionate. Dhe pikërisht kjo pikë, tani, bëhet shumë aktuale. Po, sepse Bajrami ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë.

Tetovari ka menaxher vëllain e Xherdan Shaqirit, Erdinin, teksa është në pronësi të Juventusit dhe luan si i huazuar te Empoli.

Mesfushori me tipare sulmuese po shkëlqen tek Empoli, skuadër që kryeson Serie B dhe është drejt rikthimit në elitën e futbollit italian.

Mediat italiane kanë shkruar për futbollistin shqiptar duke e cilësuar si një futbollist të rëndësishëm për futbollin. “Teknik dhe i shpejtë”, kështu e kanë cilësuar Bajramin mediat italiane, të cilat sjellin në vëmendje edhe këmbënguljen e trajnerit zvicerian për të bindur Bajramin të mos largohet. Duke ju referuar një prononcimi për zviceranen Blick, trajneri Lustrinelli u shpreh kështu në lidhje me këtë çështje: “U përpoqëm të bindim Nedimin për të vijuar të luajë me Zvicrën, por ai na tha se zemra i rreh vetëm për Shqipërinë. U dorëzuam, nuk mund ta pengojmë dot largimin e tij drejt Shqipërisë“, deklaroni trajneri 45-vjeçar.  Bajrami po pret me padurim lejen e FIFA-s për të luajtur me Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 