Aeroporti i Tiranës shton fluturime të tjera “low cost” përveç Dubait

E premte, 26 Prill, 2024

Drejtori i përgjithshëm i operimeve në Tirana International Airport ka njoftuar se do të ketë shtim të destinacioneve të reja nga aeroporti i Tiranës.

Volker Wenderfeuer duke folur për News 24 në Shqipëri thotë se me fillimin e pranverës, nga TIA do të ketë një rritje të ndjeshme të fluturimeve në linjat ekzistuese dhe listës do t’i shtohen destinacione të tjera të rëndësishme. Sipas, tij duke filluar nga data 28 Mars 2021, do të nisin fluturimet e drejtpërdrejta drejt Dubait.

“Linja ajrore Flydubai, do të operojë 2 herë në javë, të enjteve dhe të dielave, me një Boeing 737. Kjo linjë përveç fluturimeve direkte drejt Dubait, do t’u ofrojë udhëtarëve më shumë lidhje përmes kompanisë ajrore Emirates, rreth 155 destinacione, përfshirë Australinë, Kinën, Oqeanin Indian, Japoninë dhe Azinë Jugore. Jemi shumë të lumtur që do të kemi një destinacion të ri në aeroportin tonë dhe është një fillim shumë pozitiv për të ardhmen, veçanërisht pas një periudhë të gjatë për shkak të Covid-19, që do të pasohet nga të tjera destinacione të reja”, u shpreh Volker ëendefeuer, drejtor i Përgjithshëm i Operimeve pranë TIA-s.

Wendefeuer shton se gjatë kësaj periudhë, është punuar për shtimin e destinacioneve të reja dhe duke nisur nga muaji Prill do të ketë linja të reja fluturimi dhe me Ukrainën, ku sipas tij “SkyUp” do të shtojë frekuencat në 14 udhëtime në javë, në 4 destinacione të ndryshme nga TIA dhe anasjelltas. Ndërsa më pas do të vijohet me shtimin e linjave të tjera direkte.

Lexo edhe- Nga 28 marsi nisin fluturime direkte Tiranë-Dubai

“Përtej faktit që do të shtojmë fluturimet dhe destinacionet nga Kievi drejt Tiranës dhe anasjelltas. Do të kemi dhe shtim të fluturimeve nga ëizz Air, e cila do të rrisë numrin e avionëve që operojnë nga TIA. Pra, do të ketë një shtim të numrit të fluturimeve nga TIA dhe anasjelltas, jo vetëm drejt Italisë, por po diskutojmë për shtimin e fluturimeve drejt Londrës dhe destinacioneve të tjera drejt kryeqendrave europaine dhe anasjelltas”,-u shpreh Volker Wendefeuer, drejtor i Përgjithshëm i Operimeve pranë TIA-s.

Wendefeuer, pohoi se TIA është në kontakte dhe me kompani të tjera Loë Cost dhe Legacy Carriers ndër më të fuqishmet në Europë, të tilla si: KLM, Air France etj. për të rritur numrin e destinacioneve, të cilat aktualisht nuk operohen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe anasjelltas.

“Aktualisht operojnë rregullisht disa kompanive më të mirënjohura si Alitalia, Lufthansa, Austrian Airlines, Edelëeiss etj. Jemi në diskutime dhe besojmë se këto kompani do të shtojnë destinacioneve nga TIA. Jemi në kontakte dhe me kompani të tjera si KLM, Air France etj. për të shtuar destinacionet. British Airlines, gjithashtu kryen fluturime të rregullta nga TIA dhe po diskutojmë rreth mundësisë së shtimit të destinacioneve. Pra, po punojmë me kompanitë ekzistuese dhe kompani të tjera të reja dhe synojmë që shumë shpejt të kemi një mbulim më të gjerë të destinacioneve”, u shpreh Volker ëendefeuer, drejtor i Përgjithshëm i Operimeve pranë TIA-s.

Të gjitha këto zhvillime pozitive, shtojnë nevojën për investime të rëndësishme në terminal. Në fund të janarit, u prezantua një paketë e plotë investimesh me një total rreth 100 milionë Euro, të cilat kanë në fokus rehabilimin dhe zgjatjen e pistës ekzistuese, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit, përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve dhe zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit. Këto investime, sipas tij, do të rrisin kapacitetin e aeroportit.

“Sigurisht, të gjithë duan të dinë më shumë për planet e investitorëve të rinj. Me rritjen e destinacioneve dhe fluturimeve, besojmë se do të kemi një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve. Është një plan ambicioz investimesh, i cili përfshin shumë elementë. Hapi kryesor do të jetë zgjatja e pistës dhe zgjerimi i kapaciteteve akomoduese të terminalit. Më pas do të mund të operojmë me linja të gjata direkte Tiranë-Nju Jork, Tiranë-Boston etj.. Pra, TIA do të jetë një aeroport i kategorisë 4E. Plani i investitorëve të rinj, i grupit Kastrati, synon të ndryshojë rrënjësisht imazhin e terminalit, duke e shndërruar atë në një aeroport atraktiv për klientët tanë dhe më kryesorja për pasagjerët”, u shpreh Volker Wendefeuer, drejtor i Përgjithshëm i Operimeve pranë TIA-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 