Itali/ Kush është talenti i ri shqiptar që po shkëlqen te Juventusi

E premte, 3 Maj, 2024

Brezi i ri i futbollistëve shqiptarë mund të na bëjë pafund krenarë dhe të ndezë shpresat se Kombëtarja do të kapë sërish ato nivele të epokës së De Biasit, kur kompeticionet si Europiani dhe Botërori mos të shihen më vetëm si ëndrra. Të shumtë janë të rinjtë e talentuar që po ecin me hapat e duhur drejt suksesit në karrierën e tyre, duke prekur edhe ekipe të mësha europiane. Ndërkohë një tjetër lojtar shqiptar duket se e ka të ardhen të sigurt, ndërsa është duke u formuar në Akademinë e Juventusit. Bëhet fjalë për Luis Hasën. Talenti shqiptar, Luis Hasa, po shkëlqen me Juventusin, ku është grumbulluar me skuadrën e 19-vjeçarëve.

Mesfushori 17-vjeçar ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme, në derbin ndaj Torinos, ku Juventusi U-19, triumfoi me rezultatin 4-2.

Hasa shënoi golin e dytë për bardhezinjtë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, teksa përvecc golit tregoi edhe një paraqitje shumë të mirë.

Mesfushori me origjinë shqiptare është veshur bardhezi që në moshën 7-vjeçare dhe ia ka dalë me sukses në ekipet zinxhirë, duke synuar që në të ardhmen ta gjejë veten edhe në skuadrën A. Media e dedikuar klubit Italian, “Juventus Neës 24”, ka ngritur në qiell Hasën, duke i thurur elozhe për atë çfarë ka treguar në fushën e lojës. “Klas dhe përkushtim” janë fjalët me të cilat zgjedh të përshkruajë talentin e lindur në vitin 2004.

Një lojtar elastik në fushën e blertë, që përveç se të shënojë di edhe si të shërbejë me mjeshtëri për shokët e tij, duke dhuruar asist e duke bërë kalime të bukura gjatë lojës. Teknikën e ka gjithnjë në këmbët e tij dhe shpejtësia nuk i mungon aspak, ndërsa vazhdon të zhvillohet edhe më shumë nga dita në ditë. Rruga e nisur tashmë prej Hasës është ajo e duhura, e nëse vijon me hapa të tillë nuk do të vonojë dita kur të flitet më shumë për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 