Mandala: Poezia e parë shqip është shkruar nga Lekë Matrënga

E shtunë, 27 Prill, 2024

Sipas studimeve të profesor Matteo Mandala, poezia e parë në shqip është shkruar nga Lekë Matrënga, dhe ishte përfshirë në botimin e “E mbsuame e krështerë”, e njohur dhe si Dottrina Christiana.

I lindur si Luca Matranga më 1567 në katundin Hora e Arbëreshëvet në Palermo, studioi në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë, themeloi në vendin e lindjes shkollë. Libri i tij me emrin “E mbsuame e krështerë”, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas “Mesharit” të Gjon Buzukut.

Matranga përdori gjuhën shqipe, arbërishten e folur në Hora e Arbëreshëvet, ndryshuar në disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohej edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë. “E mbsuame e krështerë”, e njohur dhe si Dottrina Christiana, u botua në Romë më 1592. Poezia, veç të tjerash, ka rëndësi, se gruan, femrën, e përmend që në vargun e dytë të saj.

Lekë Matrënga në këtë vepër sjell poezinë e parë në gjuhën shqipe. Poezia, veç të tjerash, ka rëndësi, se gruan, femrën, e përmend që në vargun e dytë të saj….

Gjithëve thëres, kush do ndëlesë,

të mirë të krështë, burra gra,

mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,

se s’ishtë njerii nesh çë mkatë s’kaa;

e lum kush e kujton se ka te vdesë,

e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,

se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,

e bën për bljr të tij e për vëlla.

Po e sjellim në gjuhën e sotme:

Të gjithve ju thërras, kush do ndjesë,

Ju të mirë të krishterë burra dhe gra

të shihni meshën me fjalën e Zotit tonë

se asnjeri prej nesh nuk është pa mëkate.

Dhe lum kush e kujton se do të vdesë

Dhe i bashkuar mendërisht me Zotit tonë

Krishti në parajsë atij i bën pjesë

e ka për bir dhe për vëlla.

Prof. Mateo Mandala ka bërë një studim mjaft të vlerësuar mbi këtë autor dhe vepër .

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 