Firmoza, një katund arbëresh në Kalabri përplot art e histori

E premte, 3 Maj, 2024

Derisa isha pjesëmarrës me një manifestim kulturor me peshë kombëtare- historike në Ungra, bashkë me disa miq kryesisht shkrimtarë që jetojnë në Zvicër, vendosëm ti bëjmë një vizitë katundit të afërme Firmoza ( it. Acquaformosa), ngase anëtarët e grupit artistik “Shkëmbi” pata takuar në Malësi të Madhe në një festival treditor mbarëkombëtar të mbajtur në Vitojë afër Tuzit në Mal të Zi.

Dhe që në hyrje të Firmozës na befasoj këndshëm një mbishkrim si rrallë gjetiu në katundet arbëreshe:“ Këtu mosnjeriu është i huaj “!, po ashtu edhe në kthim, gjithashtu një tabelë me një mbishkrim shumë karakteristik e fisnik: “ Firmoza Katund arbëresh, Rrini mirë dhe ecni me shndet”.

Mjaftuan vetëm këto dy tabela dhe të kuptojmë se ç ‘ngrohtësi arbërore të pret në këtë katund tipik arbëresh (në një lartësi mbidetare prej 785 metrash) me një histori që daton që nga viti 1195.

Sipas të dhënave që arritëm të sigurojmë origjina historike e Firmozës daton që në vitin 1195, kur për bujarinë e princave të Altomontes, u themelua Abbey e Santa Maria e Firmozës e urdhrit Çisterçian. Një legjendë përkujton se si Princesha Irena Kastrioti, mbesa e heroit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, banonte në Abbey dhe pas pirjes së ujit të Abbey-it, bërtiti: “Çfarë uji me formë të hijshme” dhe që atëherë ajo ka ndryshuar emrin nga Ariosa në Acquaformosa. Origjina e komunitetit i ka fillesat në vitet 1200, rreth manastirit Santa Maria të San Leuceos, por rritja dhe ripopullimi real dhe e drejta e shtëpisë ndodhi me ardhjen e shqiptarëve midis viteve 1476 dhe 1478.

Në shoqërim të njërit prej anëtarëve të grupit “Shkëmbi” i cili edhe na bëri një ftesë në shtëpinë e tij duke na gostitur edhe me pije, nga ballkoni e tij shkrepa disa nga fotot e këtij katundi të ngjitur për shkëmbi si edhe vet emri i ansamblit e nga si në pëllëmbë të dorës shiheshin edhe disa nga fshatrat e afërme arbëreshe.

Por ajo që e dallon Firmozën janë traditat shumë të theksuara, të reflektuara edhe përmes një folklori mjaft të pasur, të gërshetuar me kostume, rituale e këngë, por mbi të gjitha është gjuha shqipe e ruajtur, thuaja se e të pandryshuar me gjithë kalimin e kohës. Ndaj edhe nga brezi në brez të rinjtë e e këtushëm, si edhe të moshuarit më parë, angazhohen për ngritjen e grupeve folklorike, në mënyrë që të mbrojnë e kultivojnë por edhe të transmetojnë më tej tradita e lashta të kulturës shqiptare të arritura deri në ditët e sotme. Për këtë janë dëshmi e gjallë edhe grupet folklorike, e sidomos Grupi folklorik “Shkëmbi” i themeluar qysh në vitin 1986, quhet “Shkëmbi”, që njihet me kërkimet e bëra për këngët dhe vallet arbëreshe, e që kam pas fatin ti shoh edhe në skenë të hapur si në Vitojë të Malësisë së Madhe (Mal i Zi), ashtu edhe në katundin Çifti/ Civita në manifestimin “Festa e Valleve 2019”, një manifestim ky mbi 5 shekullor, kushtuar fitores së madhe të Skënderbeut kundrejt Ballaban Pashës.

Po ashtu mësojmë se këtu vepron edhe grupi “Bilte e Firmozes”, një grup folklorik Arbreshe nga Acquaformosa, anëtarët e të cilit në një shkrim që hasa thonë se: “Kemi këngë dhe vallëzime origjinale folklorike që u kaluan nga breza në këngë të reja që disa nga anëtarët tanë kanë shkruar”.

Por po ti bësh një vizitë kalimthi Firmozës nëse ke sado pak dell, mund të vëresh se edhe vet katundi të jep frymëzim me bustin e Skënderbeut në shesh përballë objektit të bashkisë, pastaj manastiri Santa Maria ndërsa që dyert e vjetra të manastirit kanë disa figura shqiponje shumë të vjetra në një derë shumë shekullore, më të vjetrat në fshatrat arbëreshe të Kalabrisë. E gjithë kjo jep me kuptua se pse Firmoza është aq lirike dhe ka aq shumë artistë që krijojnë artë të mirëfilltë arbëror, trashëgim nga toka e të parëve./ Nga Rexhep Rifati për ProIntegra.ch

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 