Mjekja shqiptare: Sfidat e brezit të parë që studiuan në Itali

E enjte, 2 Maj, 2024

Lusinda Osmanagaj nga Shkodra i përket brezit të parë të studentëve shqiptarë, që ju dha mundësia të diplomohen në universitetet italiane. Fillimi nuk ishte i thjeshtë, por mbështetja që studentët shqiptarë kishin për njëri-tjetrin e ndihmoi tja dalë mbanë.  Sot Lusinda ushtron profesionin e saj si mjeke estetiste në Toskana të Italisë. Për mjeken shqiptare në Itali nuk kanë munguar edhe bashkëpunimet me Shqipërinë.

Kush është Lusinda Osmanagaj?

Kam lindur në Shkodër në 1982 dhe direkt pas shkollës së mesme u transferova në Firence për të ndjekur studimet në Mjeksi dhe Kirurgji, degë në të cilën u diplomova në vitin 2008. Studimet pasuniversitare i  kam kryer në Romë në Dietologji dhe Ushqyerje , Master i Nivelit të Dytë. Për më tepër, kam kryer studimet katër vjeçare në Universitetin Torvergata (Romë) dhe Mjeksi e Përgjithshme (Firence). Momentalisht, jam mjeke e familjes në Prato dhe punoj njëkohësisht si mjeke/kirurge estetike në qendra të ndryshme në Toskanë.

Cilat cilëson si sfidat tuaja më të mëdha që ke arritur ndër vite?

Unë i përkas brezit të parë shqiptar që nisi studimet në universitetet italiane, kam ardhur në Itali rreth viteve 2000. Kemi qenë studentët e parë që morëm mundësinë për të studiuar dhe fakti që isha shqiptare e bënte akoma më të vështirë. Na duhej të ndërtonim gjithçka vetë, vetëm dhe me familjen larg, ishin hapat e parë për të gjithë ne, por duke mbështetur njëri-tjetrin u bëmë më të fortë dhe ja dolëm. Jeta studentore  dhe të qenurit në konvikt na ndihmoi të ndajmë vështirësitë e jetës. Përveç studimeve, punoja edhe me kohë të pjesshme për të mbajtur veten.

Çfarë do të thotë të jesh mjek sot në këtë pandemi?

Të qënurit mjeke në Toskanë në ditët e sotme do të thotë të jesh aktive dhe gjithmonë në gadishmëri të vazhdueshme. Unë punoj edhe si mjeke estetiste, profesion që më merr shumë kohë, po aq sa pozicioni i mjekut të familjes. Ky është normaliteti i angazhimeve të mia, që në kohë pandemie është më i vështirë për shkak të nevojës për të menaxhuar ndryshimet e papritura dhe përshtatjen me pandeminë. Mjekët e familjes janë shumë të ngarkuar me punë dhe angazhime për të ndjekur si identifikimin e rasteve të infektuar, kryerjen e tamponit etj.

Pse zgjodhët specializimin në estetikë?

Unë e kam dashuruar bukurinë gjithmonë. Për më tepër,  dhënia e një kënaqësie dhe lumturie të vogël për ata që vuajnë nga shqetësime të pamjes së tyre fizike është akoma edhe më e kënaqshme. Mjekësia estetike gjithashtu më lejon të shkëputem pak nga patologjia aktuale.

Cila është vështirësia më e madhe në këtë fazë të jetës tuaj si grua?

Vështirësia më e madhe që kam është koha e pakët për t’i kushtuar familjes time dhe mund të them se ky vit ka qenë viti më i vështiri që kam patur ndonjëherë në jetën time profesionale dhe personale. Javët e fundit, jemi gjithmonë e më shumë më të angazhuar në fushatën e vaksinimit që ka filluar në Itali në janar dhe po e ndjekim çdo ditë në terren. 80 përqind e rasteve po ndiqen nga klinikat e mjekëve të familjes dhe parashikohet që  të vazhdojë me të njëjtin ritëm, si në gjurmim dhe në vaksinime. Për ne mjekët, është që një përgjegjësi e madhe  që po e kryejmë me përkushtim të madh.

A është më e vështirë apo më lehtë të jesh grua që të manaxhosh këto vështirësi?

Nuk mendoj se të qenit grua apo burrë në këtë situatë pandemike ka shumë rëndësi. Urgjenca që po përjetojmë është e rëndë për të gjithë pa dallim gjinie. Ndoshta për dikë si unë që gjithashtu ka një familje pas saj – jam nënë e dy fëmijëve që janë ende të vegjël, të cilëve u mungon shumë prania ime. Situata është e jashtëzakonshme dhe kam kërkuar nga familja ime të më mbështesin në profesionin tim që t’ju vij në ndihmë të sëmurëve, atyre që kanë më shumë nevojë. Misioni nuk është vetëm imi, por i gjithë familjes time që më ofron përkrahje të madhe dhe më jep forcë.

Çfarë mendimi keni për komunitetin shqiptar në Itali?

Unë mendoj se komuniteti shqiptar në Itali është një nga më të integruarit ndonjëherë dhe  e kam vërejtur këtë gjithnjë e më shumë. Deri më sot nuk kam identifikuar ndonjë vështirësi të veçantë në integrim pasi ne shqiptarët jemi të dhënë pas punës dhe me aftësi të mëdha për tu përshtatur me ndryshimet. Në këtë kontekst, unë mendoj se Italia ka qenë një terren i përshtatshëm për të qenë në gjendje të kultivojë traditat tona. Italianët janë mesdhetar si ne dhe kemi arritur të gjejmë një ndërthurje  të kulturave duke qenë se kultura e tyre është e ngjashme me tonën.

A keni pasur mundësi të bashkëpunoni në Shqipëri?

Unë kam pasur disa përvoja pune me Shqipërinë, në veçanti me një spital në Tiranë për të bërë konsulta të mjekësisë estetike dhe ajo që vura re dhe gjeta atje janë para së gjithash njerëz shumë të aftë dhe të gatshëm. Unë gjithashtu kam vërejtur në punën time që shoqëria shqiptare është e ndarë në dy pjesë gjykimi:  Ata që nuk kanë probleme ekonomike dhe kanë një mentalitet perëndimor dhe pjesa tjetër e popullsisë në nevojë që nuk ka mjete financiare dhe e shohin estetikën si të tepërt.

A keni menduar ndonjëherë të ktheheni për të jetuar dhe punuar atje?

Jo, aktualisht projektet e mia janë parashikuar këtu në Toskanë, ku deri  tani familja ime dhe unë kemi investuar. Sidoqoftë, kurrë mos thuaj kurrë në jetë.

Si jeton një mjek italian me dy shtetësi?

Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës time në Itali, jam formuar personalisht dhe profesionalisht këtu, gjithsesi ndihem si një vajzë e vpgël shqiptare me gjene të theksuara shqiptare. Besoj se të dyja palët janë përzjerë mirë dhe unë ende e ndiej gjakun nga Shqipëria siç thonë ata, ndërsa nga Italia kam marrë të gjithë arsimin dhe kulturën italiane, por të dy përbërësit kanë një ndikim të madh në personalitetin tim dhe mënyrën se si veproj çdo ditë .

Cilat janë burimet e guximit dhe frymëzimit që një grua si kjo ka çdo ditë sot?

Unë gjithnjë mbështetem në atë që dua të jem për fëmijët e mi, domethënë t’ju përcjell atyre faktin qe edhe pse fillova nga e para, e lashë familjen në moshën 18 vjeç dhe për shumë vite kam jetuar vetëm, duke punuar shumë çdo ditë për të arritur hapa gjigantë në studime, por edhe në investimin që bëra gradualisht tek  vetja. Kjo të jep shumë guxim dhe  të frymëzon. Në të njëjtën kohë nuk të lejon të dekurajohesh por të motivon  të punosh më shumë dhe të kalosh çdo pengesë. Kur mendoj për të nesërmen, nuk kam frikë e ndjenjë lodhjeje për shumë angazhime, e imagjinoj  të nesërmen  në drejtim të rritjes, jo për të përfunduar një ditë të re të punës, por për të ushtruar më tej pasionin tim të përditshëm. Uroj që  fëmijët të kenë të njëjtën ide si unë, sidomos  sepse “Jabanxhillëkun e bënë mami dhe babi”

Çfarë u rekomandoni grave sot?

Këshilla ime për gratë është që të përpiqen të jenë gjithmonë të pavarura dhe ta shohin këtë tashmë si një moment të rëndësishëm në jetë sepse ju mbush me entuziazëm dhe pasion dhe ju bën të jetoni në maksimum  duke ju dhënë kurajo dhe shpresë për të nesërmen por edhe kënaqësi sapo kalon vështirësitë.

Besoj se gruaja sot, jo vetëm ajo shqiptare, por në përgjithësi ka nevojë të jetë e pavarur dhe autonome sepse ajo duhet të jetë jo vetëm gjinia tjetër për sa i përket seksit por të jetë në gjendje të demonstrojë se ç’farë mund të bëjë, si dhe sa e fortë është. Ne mund të jemi gjithçka, dhe në të njëjtën kohë të frymëzojmë njëri-tjetrin për rritje të ndërsjellë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 