30 vjet më parë në Brindisi historia u përsërit pas pesëqind vjetësh

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ishte 7 mars 1991. Anija e shpresës zbarkoi në Brindisi me rreth 25,000 shqiptarë në bord që lanë tokën e tyre me shpresën për një të ardhme më të mirë. Me dëshirën e madhe për të zgjidhur, njëherë e përgjithmonë, një të kaluar të mbushur me të drejta të mohuara.

Në fakt, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ishte e ndaluar madje edhe të dëgjoje muzikë rock, që ishte shumë në modë në vitet ‘80, të lexoje filozofë si Sartre ose të largoheshe nga vendi. Shumica e atyre që kishin provuar ishin vrarë në kufi me pasoja mizore madje pasojat binin edhe mbi familjet e tyre që u internuan dhe u detyruan të punojnë me forcë.

Sidoqoftë, ekzistonte një dritare e hapur në botën perëndimore falë televizionit që transmetonte kanalet italiane. Kështu, shqiptarët, nëpërmjet një programi televiziv dhe një tjetri, kishin ndjekur me ankth historinë tragjike të Alfredinos, fëmijës që vdiq pasi ra në një pus, panë të gjitha episodet e serialit televiziv “La Piovra” (Oktapodi) dhe dëgjuan këngët e Festivalit Sanremos.

Pra, sa më shpejt që të ishte e mundur, duke shfrytëzuar mekanizmat historikë që u aktivizuan pas rënies së murit të Berlinit, shqiptarët ndoqën në vazhdën e lëvizjeve njerëzore dhe shkatërruan edhe një pengesë tjetër midis botës perëndimore dhe diktaturave komuniste. Dhe këtu edhe një herë, siç kishte ndodhur tashmë në shekullin XV, dhe madje edhe më parë, shqiptarët luajtën pjesën e të mërguarve në skenarin e shkruar nga historia që u përsërit pas pesëqind vjetësh. Shqiptarët u përballën me mijëvjeçarin e ri në të njëjtën rrugë që arbëreshët, vëllezërit e tyre të gjakut, ndoqën pesëqind vjet më parë pas vdekjes së Skënderbeut për t’i shpëtuar sundimit të Sulltan Mohamedit II i cili kishte pushtuar Kostandinopojën në 1453. Pra, Niçe kishte të drejtë: koha është rrethore dhe njeriu është i destinuar të endet përgjatë perimetrit të këtij rrethi që është ekzistenca.

Sapo mbërritën në Brindisi, shqiptarët morën mbështetje nga Caritas dhe banorët sepse shteti italian nuk kishte një strategji për të menaxhuar një numër kaq të madh të njerëzve që zbritën në tokën italiane. Për t’u dhënë strehë të mërguarve shqiptarë, u hapën dyert e famullive, shkollave, shoqatave dhe partive. Kishte gjithashtu edhe familje në Brindisi që i mirëpritën shqiptarët në shtëpitë e tyre.

Sot shqiptarët që banojnë në Itali janë rreth 400 mijë. Shumë prej atyre që zbarkuan në Brindisi kanë arritur të ndërtojnë një jetë të profilit të lartë dhe kanë bërë një karrierë profesionale. Histori që tregojnë se ia vlejti të kalohej deti në ato ditë të hershme të marsit. Kjo tregon, edhe më shumë dhe nëse është e nevojshme, vlerën e mikpritjes dhe sa histori të shumta suksesi mund të lulëzojnë nga një histori e trishtuar.

Nga Mario Caliva

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 