126 vite më parë/ Përvjetori i vdekjes së Kostandin Kristoforidhit

E shtunë, 11 Maj, 2024

Kostandin Kristoforidhi ka qenë një veprimtar i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare, përkthyes i Biblës, filolog dhe studiues i gjuhës shqipe.

Ashtu si ndër vendet më të zhvilluara të botës historia e gjuhës shqipe fillon me përkthimin e Shkrimit Shenjt – Biblёs, ashtu edhe dokumentet e para të shqipes së shkruar e të lëvruar lidhen në mënyrë të pandashme me Shkrimin Shenjt, duke nisur që nga ‘Formula e Pagëzimit’ – dokumenti i parë, te ‘Meshari’ i Buzukut – libri i parë e deri tek përkthimet madhore të Kritoforidhit, për të mos vijuar me kohët tona.

Në Maltë përpilon dorëshkrimin Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta më 1860. I pajtuar prej Shoqërisë Biblike, Biblës i përktheu Besëlidhjen e Re, e cila u botua në Stamboll; Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve më 1866 në variantin gegnisht me shkronja latine dhe më 1879 në variantin toskërisht me shkronja greke. Gjithashtu përktheu dhe iu botuan libra të ndryshëm të Besëlidhjes së Vjetër. Mes dy botimeve përktheu dhe iu botuan Psalmet (1868 toskërisht Psalltiri, 1869 gegërisht Psalteri), Alfavitarin shqip (gegnisht 1866 & 1872, toskërisht 1872). Më 1870 është botuar Historia e shenjtësë shkronjë/Istoria e shkronjësë shënjtëruarë për djemtë, një përmbledhje e thjeshtuar dhe pjesë nga Dhiata e Vjetër, e cila merr rëndësi për informacionin në gjuhën shqipe për Biblën si tekst, autorësinë, historikun e librave të Biblës dhe veprimtarinë e Shoqërisë Biblike. Nga duart e tij dolën disa përkthime dhe ai vetë, me trastën e librave në krahë, merrej me shitjen e përkthimeve dhe të abetareve të veta.

Të-bërë të dhe të dalët (toskërisht 1880), Nomi i dytë (toskërisht 1882) Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë (toskërisht 1884). Systema diellore dhe Jetëshkronja e njerëzvet të ndriçim shkruar më 1885. Ka lënë dorëshkrim Kriesa, Të dalët gegërisht, si edhe disa shkrime të tjera që nuk janë gjetur. Më 1882 boton në Stamboll me licensë prej Ministrisë së Arsimit të Perandorisë Osmane një gramatikë shqipe në dialektin toskë. Pas vdekjes të së shoqes një vit pas vdekjes së tij, dorëshkrimet, fjalori dhe çdo gjë që kishte lidhje me rilindasin mbetën te shtëpia e dhëndrrit, Dhimitër Bibasë, i shoqi i Kleopatrës.

Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën, është Fjalori i gjuhës shqipe me 11.675 leksema i përpiluar në toskërishte me alfabet të mbështetur në shkronja greke dhe i botuar më 1904 në Athinë. Ky fjalor është fryt i një pune njëzetvjeçare. Në të janë përjashtuar shumica e huazimeve, veçanërisht e orientalizmave dhe greqizmave dhe bëhen përpjekje për të shpjeguar etimologjinë e fjalëve.

Kristoforidhi gjithashtu ka lënë tregimin e parë prozaike origjinale në gjuhën shqipe e njëkohësisht tregimin e parë për fëmijë, Gjahu i Malësorëvet (Hieja e Tomorrit) në të dy kryedialektet. Shkruar më 1884 dhe botuar për herë të parë më 1902 nga “Albania” e Konicës në Londër.

Kristoforidhi lindi e vdiq në Elbasan. Mësimet e para i kreu në shkollën greke të vendlindjes, të mesmet në gjimnazin e famshëm Zosimea të Janinës. Këtu u njoh me albanologun e famshëm gjerman, Hahn, të cilit i mësoi shqipen. Duke shëtitur në vise të ndryshme të Shqipërisë përkrah Hahnit, i dha atij një lëndë të begatë gjuhësore, por u pajis edhe vetë me njohuri të thella për gjuhën shqipe. Më vonë vijoi studimet në Maltë; u kthye sërisht në Shqipëri e punoi si mësues në Tiranë, për të vijuar përsëri studimet, këtë radhë në Angli.

Pas kryerjes së studimeve ushtroi profesionin e mësuesit në një shkollë të Tunizit, deri më 1865, kur hyri në marrëdhënie me përfaqësuesin e Shoqërisë Biblike të Londrës në Stamboll. Në këtë kohë iu vu përkthimit të “Dhiatës së Re” apo “Besëlidhjes së Re”, të cilën e botoi më 1866 në Kostandinopojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 