INTERVISTA/ Historia e Majlindës 10-vjeçare, e vetme në anije drejt ëndrrës italiane

E diel, 19 Maj, 2024

Vitet ’90 ishin vitet historike të Shqipërisë në përmbysje të regjimit komunist, që sollën dhe eksodin e shqiptarëve, largimin masiv nëpër ambasada apo përtej detit. Më 7 mars 1991 anija me mbi 20 mijë persona në bord u nis drejt Brindisit të Italisë ku mbërriti tri ditë më vonë. Një ngjarje që solli valën e madhe më pas të largimeve me anije, barka, peshkarexha. Një ngjarje që edhe sot na sjell përjetimet e atyre 30 viteve më parë.

Italianët në Brindisi kujtojnë se janë zgjuar atë mëngjes me rrëmujën në port dhe njerëz pa fund, ne përtej kufirit që ishim këtu në Shqipëri nuk e merrnim vesh se çpo ndodhte, apo admironim në fshehtësi guximin e atyre që iknin. Një prej këtyre “guximtarëve”, madje madje që sfidoi dhe moshën e saj ishte Majlinda Osmani. Ishte vetëm 10 vjeç kur dëshira për tu larguar nga vendi, nga ai porti i Durrësit që ishte shumë afër shtëpisë së saj ishte më e madhe se mosha e saj, një dëshirë që fuqizohej nga fakti se askush nuk e dëgjonte. Iku e vetme, pa askënd të rritur në kërkim të jetës më të mirë dhe të shoqes së saj të ngushtë.

Në këtë rrëfim për “Diaspora Shqiptare” Majlinda flet për atë ditë të 30 viteve më parë që i ndryshoi tërësisht jetën, botëkuptimin e që i realizoi ëndrrën e saj që ishte motoja e asaj kohe, të jetonte e lirë si gjithë Europa.

INTERVISTA

Majlinda sa vjeç keni qenë ju dhe si e kujtoni atë 7 mars të 1991-shit?

Shtatë marsin e 1991 e mbaj mend si nëpër ëndërr por në të vërtetë si të ishte një ëndërr pa mbarim, që është ende e pranishme. Isha vetëm 10 vjeç, shumë e vogël dhe jetoja afër portit dhe prej ditësh flitej për shumë anije që iknin drejt Italisë. Ishte një rrëmujë e madhe vërdallë dhe ishte një mjedis shumë surreal. Unë nuk e mohoj që kam folur me prindërit e mi rreth dëshirës për të shkuar dhe ne me një nga këto anijet që për mua do të ishte realizimi i ëndrrës sime më të madhe, atë të kaloja detin e të shkoja nga ana tjetër për të parë Italinë si një mundësi më e mirë për një jetë më të mirë dhe një të ardhme ndryshe. Le të themi se familja ime, prindërit e mi nuk më morën seriozisht, ndërsa unë në imagjinatën time kisha realizuar këtë dëshirë që për mua ishte si të ishte bërë realitet. Shkova tek shoqja ime më e mirë ku ajo dhe familja e saj kishin vendosur që të nesërmen të iknin me këtë anije, të përballeshin me këtë udhëtim.

Do kisha dashur shumë ti ndiqja dhe para të gjithash për ëndrrën time të madhe por dhe se ishte shoqja ime më e mirë nga e cila nuk doja të largohesha. Isha e gatshme të shkoja me ta me çdo kusht, por nuk e mendova se do isha pa prindërit e mi. Mbrëmjen para nisjes edhe në shtëpinë time ishte një situatë e pazakontë sepse dy vëllezërit e mi më të mëdhenj flisnin me babanë, unë isha në dhomën tjetër, por e dëgjoja bisedën e tyre dhe edhe ata kishin dëshirë e qëllime që të iknin. Im atë nuk u shpreh me ta, ishte sikur dhe vetë ai nuk e dinte kush ishte zgjidhja më e mirë. Dhe ndodhi kjo: Unë e mbaj mend që atë natë nuk kam fjetur, më kujtohet si të ishte sot. Më kujtohet që qaja sepse ishte shumë e madhe dhe e fortë dëshira për të ikur dhe unë dhe fakti që nuk më dëgjonin apo nuk pata mbështetjen e prindërve për mua ishte si fundi i dëshirës sime më të madhe për Italinë. Në çdo mënyrë kur erdha në Itali pas 3 ditësh të gjata lundrimi pa ushqim, pa ujë, u gjeta në anije duke u nisur vetëm. Ai mëngjes i 7 marsit ishte një mëngjes i ftohtë, me re. Unë ika nga shtëpia për të shkuar në shkollë, në të vërtetë se shkolla ishte vetëm 100 metra nga shtëpia ime. Në një moment nuk mendova të jem sinqertë, nuk mendova për asgjë tjetër se për veten dhe këtë dëshirë të madhe.

Prandaj, në atë moment nuk pata frikë, ishte shumë e fortë dëshira për të ikur, duke nënvlerësuar atë që do ndodhte. Shihja gjithë ata njerëz që vraponin drejt portit, e hedh atje çantën e shkollës dhe iki pas këtyre njerëzve me shpresën që të gjej në anije këtë shoqen time më të mirë me familjen e saj. Dëgjoheshin të shtëna armësh, njerëz që bërtisnin, shpejt shpejt ikim se anija po niset dhe unë ndjek këta njerëz dhe u gjeta në anije. Anija ndërkohë ishte larguar nga moli dhe mu duk sikur po shihja ëndrrën time të më largohej. Po në një moment dëgjohet një grup njerëzisht që thoshin hajdeni hajdeni kemi gjetur një varke të vogël dhe arritëm në kohë anijen. Kështu u nisëm. Hipëm në këtë anije, përmes një litari të gjatë dhe arritëm anijen. Kisha shumë frikë. Në atë moment me vetëdije realizova atë që doja. Në asnjë moment nuk pata dyshimin se po bëja gjënë e duhur apo jo. Isha e bindur dhe e sigurtë se ajo që po bëja ishte pikërisht ajo që doja. Kalova Adriatikun nga ana tjetër, erdhëm në Itali më në fund, se mbaj mend këtë nëse ishte mëngjes apo drekë, po mbaj mend që ishte ftohtë dhe atje dhe kishte shi, si dhe kishte një erë të tmerrshme. Erdhëm dhe kishte aq shumë njerëz që na prisnin në mol, shumë njerëz, shumë anije të tjera, shumë italianë, shumë ambulanca, sirena, helikopterë.

Majlinda Osmani, mars 1991

Dukej si një film, diçka surreale. E lodhur dhe e prekur nga i ftohti, lodhja dhe uria zbres në portin e Brindisit dhe më në fund realizoj dhe kuptoj në gjithë atë konfuzion, kuptoj vërtetë se mu dha një mundësi e dytë, një rilindje do të thoja, një mundësi e dytë jete që unë nuk do e imagjinoja kurrë ta kisha në vendin tim e jo më të shpresoja. Sidoqoftë isha pjesë e një failje të madhe, 7 fëmijë e të varfër.

Pata fatin të takoj në Itali një familje të mrekullueshme, familjen tim të dytë, rilinda sërish në një familje që më ridha jetë në të gjithë kuptimet, më realizoi ëndrrat më dha mundësi të studioj dhe kështu kaluan 30 vjet të gjatë që unë nuk mund ti imagjinoj ndryshe. Në këto 30 vite të gjata mu desh të rritem si njeri dhe në të njëjtën kohë kisha dy mentalitete, dy mentalitete që nuk e mohoj kanë qenë në një konflikt mes tyre. Mentaliteti shqiptar është shumë i fortë në vlerat familjare, edhe ajo iltaiane janë patjetër, por ndjehet e fortë vlera e familjes në kuptimin e sakrificës. Në të njëjtën kohë diversiteti i mentalitetit, le të themi që shkonin kokë më kokë me rritjen time në liri të plotë në një vend të lirë të mendoj dhe këtu më në fund arrita të studioj, të diplomohem, të realizoj ëndrrën time, jam fizioterapiste, arrita të realizojë një tjetër ëndërr timen këtu në Itali.

Sot keni ndërtuar jetën tuaj atje po si janë lidhjet me Shqipërinë?

Vij shpesh në Shqipëri, mund të them çdo vit. Nuk i kam shkëputur marrëdhëniet me familjen time dhe aq më shumë me vendin tim. Ndonjëherë nuk e mohoj që ndjehem e huaj në vendin tim, kanë ndryshuar shumë gjëra, mentaliteti, por pak nga të gjitha edhe vendet, cdo gjë. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është era e shtëpisë, në të vërtetë ti ecën para por është ai kordoni kërthizor që të lidh me fëmijërinë, të shkuarën. Shqipëria ka bërë hapa gjigante pa dyshim dhe po bëhet një vend avangardë, por megjithatë ka ende shumë rrugë për të bërë.

Si e shihni sot 30 vite më pas atë ngjarje? Sa mund të themi se ka ndryshuar Shqipëria qoftë me botën tonë kulturore pas 40 vitesh komunizëm dhe mirëqenies sociale?

Një diçka tjetër që kam vënë re këtë herën e fundit që erdha në Shqipëri që ndryshe nga shumë vite më parë, më parë ishim të gjithë në të njëjtin nivel ekonomik dhe social. Sigurisht që ishin shtresat sociale që ishin më të favorizuara, sidomos me ato që ndiqnin Partinë Komuniste kishin privilegje krahasuar me njerëzit e zakonshëm me klasën punëtore. Por le të themi që popullsia pak a shumë ishte në të njëjtin nivel, të gjithë ishi të varfër, dhe kishte më shumë solidaritet mes nesh.

Për fat të keq, pasurimi jo gjithmonë është e mirë, pasi krijon pabarazi shoqërore dhe indiferentizëm. Një pjesë e Shqipërisë është shumë mirë dhe një pjesë është shumë keq. E keqja është që nuk ka një të mesme, pra kush ka mundësi i ka dhe ka shumë, kush nuk i ka, nuk i ka as për tu kuruar, sepse nëse nuk ke para, askush stë llogarit, askush stë merr në konsideratë. Për fat të keq kjo është një anë negative që unë uroj që me kalimin e kohës të arrijë të ketë një barazi përsa i përket të paktën të drejtave shoqërore të shtresave më të dobëta, të të moshuarve, që megjithatë kanë një pension shumë të vogël. Klasa punëtore që ka punuar shumë dhe pagat kanë mbetur ende shumë të ulët krahasuar me atë që është jeta e shtrenjtë./

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  