Destinacion shqiptar/ Bukuritë e lumit të Stupës në Dukagjin

E enjte, 16 Maj, 2024

Lumi i Stupës është një nga degët kryesore të Lumit të Shalës në Dukagjin. Pikërisht lugina Shalë-Shosh përbën bërthamën qendrore të Alpeve shqiptare dhe kufirin ndarës mes Alpeve perëndimore edhe Alpeve lindore.

Lumi i Stupes fillon si një përrua në malësinë e Shoshit, mbi fshatin Balza e merr madhësinë e një lumi duke u bashkuar me burime të tjera të shumta si lugjet e Kirit, dhe ka një gjatësi rreth 5 km derisa bashkohet me Lumin e Shalës në afërsi të Blinit të Gurit të Lekes, e së bashku derdhen në liqenin e Komanit.

Lumi i “Stupes” ndan fisin e Shoshit mespërmes, duke kaluar mes vargmalesh, kreshtash e fjordesh që duken sikur zbresin lartë prej qiellit; duke përshkuar atraksione turistike të shumta, duke filluar nga “Porta e Shalës” e deri atje ku këta dy lumenj derdhen në liqenin e Komanit, në rrënjë të Komlemit legjendarë.

Vendbashkimi i i Lumit të Stupes me Lumin e Shales është kthyer në një destinacion me vete në afërsi të Lumit të Shales, si një vend me tarraca për plazhe private dhe thellësinë e mjaftueshme për zhytje e not.

Grykëderdhja e Lumit të Stupes është kthyer në një atraksion për ata që vizitojnë Lumin e Shales dhe bujtinat në Blinin e Gurit të Lekës. Për të arritur tek grykëderdhja e lumit të Stupes, aty ku bashkohet me Lumin e Shales, nevojiten 20 min ecje buzë lumit të Shales duke u futur e dalur nga uji disa here. Largësia nga tre bujtinat është rreth 1 km.

Ky atraksion është bërë tërheqës për të gjitha ata njerëz që duan të eksplorojnë zonën me shume dhe bëjnë këtë ecje deri ne “Stupe” për kënaqësinë e eksplorimit. Gjithashtu në këtë zone lumi formon tarraca të përshtatshme për plazh dhe mundësi zhytjeje në ujera më të thella e zona të pashkelura.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 