Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bashkëpunim me Muzeun Kombëtar

E martë, 7 Maj, 2024

Sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe këtij institucioni të rëndësishëm të ruajtes dhe promovimit së kujtesës historike së kombit tonë. Të pranishëm në aktivitet ishin Drejtoresha Ekzekutive e QSPA, Prof. Diana Kastrati, dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Studimeve në QSPA Dr. Vilma Proko, si dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi. Gjatë ceremonisë u mbajt një fjalë rasti nga të dy drejtuesit e institucioneve. Të dyja palët u angazhuan për bashkëpunim reciprok në kryerjen e studimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta shkencore e kulturologjike, në realizimin e botimeve të përbashkëta, si dhe të konferencave shkencore, simpoziumeve apo tryezave të diskutimit, si dhe aktivitete të tjera promovuese që lidhen me komunitetin arbëresh, dhe kanë ndikim në ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave dhe trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale shqiptare. Pjesë e marrëveshjes është edhe krijimi i grupeve të punës për aplikimin në projekte të përbashkëta në thirrjet e projekteve të publikuara nga donatorë të ndryshëm, si dhe shkëmbimet e botimeve me fokus në studimet albanologjike e, në veçanti, për komunitetin arbëresh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 