Shoqatat shqiptare në Itali nisin lobimin për njohjen e pensioneve

E diel, 19 Maj, 2024

Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, FNAI ka realizuar takimin e dytë në bashkëpunim me specialistë dhe ekspertë ligjore të fushës së emigracionit.

Takimi u drejtua nga Presidentja e Federatës Dr. Margita Hoxha ku ishin të pranishëm edhe Zv. presidenti i FNAI-t Granit Muçaj, Ing. Erida Çela Perlala, Ing. Elda Hoxha, Dr. Adela Shehu dhe Petrit R. Aliaj -President nderi i federatës “FNAI”.

Të pranishmit shkëmbyen informacione për sensibilziimin e opinionit të interesuar prej vitesh në përpjekje për të arritur nënshkrimin e marrëveshjes mbi Sigurimet Shoqërore ose zgjidhje tjetër më të shpejtë për mundësinë e daljes në pension të të moshuarve bashkëatdhetarë, që punojnë në Itali dhe qytetarëve italianë, që punojnë në Shqipëri.

Në takim u diskutua mungesa e vullnetit nga shteti italian dhe ai shqiptar për të realizuar e nënshkruar marrëveshjen dypalëshe mbi Sigurimet Shoqërore, që u jep mundësinë bashkëatdhetarëve, të cilët punojnë në Itali si edhe qytetarëve italianë, që punojnë në Shqipëri të dalin në pension në kushtet ligjore të secilit vend. Deri më sot shteti shqiptar i ka realizuar këto marrëveshje me 14 shtete të tjera.

Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali është i konsiderueshëm edhe nga pikëpamja e derdhjes së kontributeve të tyre të cilat përgjatë një periudhe 30 vjeçare arrijnë shifrat 13 miliard euro, plus depozitat e tyre me rreth 1 miliard euro në bankat Italiane (viti.2019).

Ndërkohë si sfidë për të ardhmen u vu re mungesa e parimit të barazisë dhe diskriminimit nga moszbatimi i Art. 3, 35 e 38 të Kushtetutës Italiane. Nisur nga ky fakt u kërkua përfshirja e sa më shumë organizatave e shoqatave të ndryshme shoqërore në Itali për mbështetje në ndërmarrjen e aksioneve konkrete të përbashkëta, me nota proteste në drejtim të shtetit italian dhe atij shqiptar.

“Aksione të cilat do të përfshijnë peticione, protesta e demostrime të ndryshme për të arritur realizimin e së drejtës për të gëzuar një pension dinjitoz për të gjithë ata, që sot kanë një moshë relativisht të madhe, por edhe për atë brez i cili po punon e duhet ta gëzojë këtë të drejtë”, thuhet në njoftimin e FNAI.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 