Dom Markus Peters rrëfen historinë e shtëpisë së parë botuese në gjuhën shqipe

E hënë, 6 Maj, 2024

Një libër interesant historik ai i Dom Markus Peters, që lidhet me të parën shtypshkronjë dhe shtëpi botuese, që botonte libra shqip.

“Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë dhe kontributi i saj për Lëvizjen Kombëtare, arsimin dhe kulturën: “Tipografia e Zojës së Papërlyeme” në Shkodër (1870- 1945)”, titullohet libri që ëhstë botuar pesë vite më parë në Tiranë.

Një punë voluminoze 7-vjeçare në arkivat italiane e shqiptare, që na sjell historinë e një institucioni me një vlerë të veçantë në botimin e librit shqip. Edhe pse e hapur fillimisht për qëllime misionare, misioni i kësaj shtypshkronje e shtëpie botuese i tejkaloi caqet fetare.

“Është fryt i punëve të mëparshme, gjatë të cilave kam kaluar nëpër duar shumë libra të kësaj shtypshkronje e shtëpie botuese. Ishin libra që kishin emrin “Tipografia e Zojës së Papërlyeme”. E kështu m’u nxit interesimi mbi këtë institucion që nuk ekziston më. Kisha kuriozitet të dija se kush fshihej pas këtij institucioni, cilët ishin pronarët, cili ishte qëllimi, arsyet, historiku, themelimi… Si shkencëtari, ashtu edhe filozofi e fillon rrugën e vet me kuriozitet. Kështu nisi edhe rruga ime…”, do të shprehej vetë Dom Markus.

Dom Markus i njeh rrugët e Tiranës më mirë se edhe vetë taksistët. Ka edhe nga ata që nuk e dinë se në kryeqytet ka edhe një Akademi Shkencash e për një studiues, kjo është e habitshme. Dom Markus Peters e njeh Shqipërinë qysh prej vitit 1993, kur erdhi të studionte Histori arti pranë Akademisë së Arteve; që prej asaj kohe kur Tirana ishte një qytet gri, pa asnjë lidhje me Europën, me rrugë të zbrazëta, me njerëz të zymtë… Po kjo nuk e pengoi ta donte Shqipërinë e të mbronte tri disertacione që lidhen me të.

“Kam studiuar gjatë viteve ’93-’94 në Shqipëri dhe kam qenë i detyruar ta mësoj shqipen. Është gjuhë e vështirë, por kur ke dashuri për një vend, për një popull, gjithçka është më e thjeshtë. Mësuesit e mi të shqipes kanë qenë prof. dr. Wilfried Fiedler, që ka dhënë mësim në Universitetin e Munihut dhe prof. Bardhyl Demiraj”, ka treguar ai.

Të botoje libra shqip, në një kohë kur Shqipëria ishte nën sundimin osman, kishte një rëndësi kombëtare. Lëvrimi i gjuhës, mbledhja e folklorit, hartimi i fjalorëve, pastrimi i shqipes nga turqizmat e pasurimi i saj me fjalë të “humbura” u kthye në një mision të jezuitëve dhe drejtuesve të Tipografisë së Zojës së Papërlyeme. Por deri më sot, ky aspekt i punës së Kishës Katolike është lënë në harresë. / Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 